Konfirmohen ndryshimet në qeverinë Thaci
PRISHTINE- Konfirmohen ndryshimet e para në kabinetin e kryeministrit kosovar Hashim Thaci. Konkretisht Partia Lidhja Demokratike e Kosovës në koalicion qeveritar njofton shkarkimin e tre ministrave të saj në Qeverinë e Thaçit.
Ata janë: Nekibe Kelmendi, Alush Gashi dhe Valton Beqiri. Për ti zëvendësuar këta të larguar, njoftohet se ministri i ri i Shëndetësisë do jetë Bujar Bukoshi në vend të Alush Gashit. Lutfi Haziri do marrë drejtimin e Ministrisë së Kulturës, duke zëvendësuar Valton Beqirin, ndërsa Haki Demolli do të bëhet ministër i Drejtësisë, në vend të Nekibe Kelmendit.
Vendimi pason një marrëveshje mes dy partnerëve të koalicionit qeverisës për riformatimin e qeverisë. Partia Demokratike e Thacit, ende nuk ka njoftuar shkarkimet e ministrave të vetë edhe pse është rënë dakord se do ketë 6 të larguar, tre nga secila parti.
Opozita në Kosovë i cilësoi kërkesat për ndryshime si përpjekje të udhëheqësve aktual për të vazhduar qeverisjen e tyre të dështuar. Opozita ka përsëritur kërkesën e saj për zgjedhje të parakohshme, pasi e akuzon qeverinë Thaci si të korruptuar dhe të dobët për të qeverisur.
(m.a/News24/BalkanWeb)