E Diel, 1 Nëntor 2026

Athine, perleshje mesromeve nga Shqiperiae pakistanezeve

ATHINE- Një grup romësh te ardhur nga Shqiperia janë përleshur me disa pakistanezë në vendin e quajtur Ano Liosia në Athinë.

Dy pakistanezë u vranë dhe tre të tjerë u dërguan në spital të plagosur. Përleshja e përgjakshme filloi dje, kur dy grupet rivalizuan për zonën ku ndodhej skrapi, me qëllim për të mbledhur sa më shumë.

Një rom qëlloi me pushkë kundër pakistanezëve duke vrarë dy prej tyre dhe duke plagosur 3 të tjerë. Më pas romët u tërhoqën për t’u fshehur në kampin e tyre që ndodhej shumë pranë fushës së mbeturinave. Në shenjë hakmarrje për vrasjet, pakistanezët i vunë zjarrin kampit të romëve duke e djegur poltësisht.
(BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›