E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athinë, përleshjemes policisëe protestuesve

ATHINË - Të tjera përleshje u regjistruan gjatë natës mes policisë dhe banorëve të Kerateas, një qytet në lindje të Athinës, banorët e të cilës protestojnë kundër ndërtimit të një pike grumbullimi mbetjesh urbane, njoftoi policia.
Dy policë u plagosën dhe u dërguan në spital ndërsa pesë persona u arrestuan, sipas të njëjtit burim.
Përleshjet filluan pas kontrolleve në katër banesa në kuadër të një hetimi për protesta të zhvilluara më herët në këtë qytet, që ndodhet aforo 40 kilometra nga Athina.
Grupe manifestuesish sulmuan policinë me gurë dhe koktejle Molotov, ndërsa policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës, sipas policisë.
Që prej fillimit të punimeve para dy muajsh, banorët e Kerateas protestojnë kundër ndotjes së pakthyeshme të mjedisit.
Greqia ka pak pika grumbullimi të kontrolluara mbetjesh urbane dhe vetëm së fundmi ka nisur përpjekjet për të zhvilluar industrinë e ricklimit të mbetjeve të grumbulluara prej kohësh, gjë për të cilën u gjobit edhe nga Bashkimi Europian për dëme të mëdha në mjedis.
(atsh/balkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›