Athinë, pranga dy trafikantëve shqiptarë
Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar në Athinë për posedim dhe trafikim droge. Identiteti i dy të arrestuarve nuk bëhet i ditur, por mësohet se ata janë të moshës 23 dhe 28 vjeç.
Sipas policisë greke, dy të rinjtë e përdornin banesën e tyre për magazinimin, përpunimin dhe ripaketimin e lëndës narkotike.
Në momentin e arrestimit, atyre iu sekuestruan 2 kg e 827 g heroinë, 25 kg e 432 g kanabis, pajisje për përpunimin e saj dhe peshore, 900 euro dhe 3 celularë. / G. N.