E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athinë, protestuesit sulmojnë komisariatin

ATHINE- Një grup manifestuesish kanë sulmuar rreth orës 11.30 mimuta komisariatin e Athinë, në prang të manifestimit të madh që është parashikuar për sot në kujtim të 15 vjecarit Alexandros Grigoropouos, të vrarë nga një polic dhjetorin e vitit të kaluar.

Grupi i përbërë nga 20 persona kanë hedhur gurë kundër godinës së komisariatit. Një i ri është arrestuar, ndërkohë Athina, është e blinduar pas përpleshjeve që ndodhën gjatë fundjavës. Më shumë se 6 mijë policë janë vendosur nëpër rrugët e Athinës në tentativën për të evituar të përsëritet dhuna e të dielës, kur i gjithë qytetit iu vu flaka. Në Athinë rreth 30 persona janë plagosur ndërsa 40 të tjerë janë arrestuar.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›