E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: S'marrim pushtetin me dhunë Berisha të largohet

TIRANE- - Kryetari i Partisë Socialiste deklaron se përmes demonstratave nuk kërkon marrjen e pushtetit me dhunë por largimin e kësaj qeverie, dhe zgjedhje të parakohshme përpara se situata të thellohet dhe të bëhet e paparashikueshme.

Nga selia rozë zoti Rama tha se fjalori i përdorur këto ditë nga anëtarët e kabinetit qeveritar është “frikë natyrale e hajdutit të zënë me presh në duar dhe që bërtet shqelmon vret”.

“Së fundmi u shfaq dhe mininistri i Mbrojtjes i cili duhej të ishte i fundit që duhej të dilte për të përsëritur avazin”- deklaroi Rama në replikë të deklaratave të bëra pak orë më parë nga Ministri i Mbrojtjes Imami se kush bën thirrje për mospërmbajtje do mbaj përgjegjësi jo vetëm politike.

Sipas Ramës “Populli kërkon të mos vidhet e gënjehet kaq rëndë e sy për sy.Dhe ata jo vetëm që e vodhën, por edhe e gënjejnë. Kryeministri duhet të pranojë zgjedhjet e reja si një mundësi për t’i hapur rrugën që të vendosë se kush do i qeverisë. Opozita kërkon atë që kërkon populli. Përmes demonstratave nuk kërkojmë përmbysjen e pushtetit me dhunë dhe as kthimin e një qeverisjeje pa zgjedhje, por thjeshte largimin e kësaj qeverie rrikthimin e demokracisë në parlament dhe zgjedhje te reja, ku fitojnë ata që populli zgjedh.” -theksoi Rama.
“Nuk është opozita që duhet ta zgjidhë këtë krizë, por Saliu që duhet të vërë në tavolinë dorëheqjen që të nisë shërimi i kësaj plage që mund të thellohet deri në përmasa të paparashikueshme nëse nuk i jepet e drejta sovranit për t’u shprehur”, përfundoi fjalën e tij kreu socialist

(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›