Monako, Veber në pole, Alonso e nis nga bokset
MONAKO- Mark Veber ka marrë pole-positionin e dytë radhazi, duke dhënë kohën më të shpejtë në çmimin e Madh të Monakos. Piloti australian i Red Bull konfirmon formën e mirë të tij dhe të skuderisë, e cila në prova është renditur e para në çdo garë të këtij kampionati. Vendi i dytë në nisje do t’i takojë polakut Robert Kubica me Reno, ndërsa i treti është piloti tjetër i Red Bull, Sebastian Fetel. Menjëherë pas gjermanit do të niset Felipe Masa me Ferrarin, i cili vetëm në fund e ka humbur vendin e tretë.
Ndërkohë, zhgënjimi i provave ka qenë Fernando Alonso, spanjolli që ka triumfuar dy herë në Monte Karlo. Ai përplasi makinën me muret mbrojtëse të pistës gjatë provave të lira të mëngjesit dhe mekanikët e Ferrarit nuk kanë mundur ta riparojnë në kohë. Në këtë mënyrë, ai nuk mori pjesë fare në provat zyrtare dhe të dielën do të niset nga bokset. Ndërkaq vendi i pestë për Ljuis Hamilton, i ndjekur nga dy makinat Mercedes të Niko Rozberg dhe Mikael Shumaker. Lideri i Botërorit Xhenson Baton do të niset nga vendi i nëntë. Gara në pistën e Monte Karlos do të zhvillohet të dielën në orën 14. Ajo është një nga më të bukurat e Formula 1, për shkak edhe të rrezikshmërisë së saj. Zakonisht, piloti që niset i pari në këtë cirkuit arrin të fitojë garën, për shkak se parakalimet janë shumë të vështira.
(m.a/Á. Latifi/BalkanWeb)