Ati i Shenjtë Benedikti XVI njofton vizitën e tij të afërme në Tokën e Shenjtë
Toka e Shenjtë e pret Papën: pohimin e njoftoi personalisht Benedikti XVI se është i impenjuar “në përgatitjen e vizitës në Izrael”. Lajmërimi arriti gjatë takimit, të enjten e kaluar në Vatikan, me delegacionin e Konferencës së presidentëve të organizatave kryesore hebraike amerikane. Gjithnjë në audiencë me një grup rabinësh hebrenj amerikanë, Papa dënoi antisemitizmin e çfarëdo teze negacioniste të Shoahut. Dënimin e antisemitizmit nga Papa, botën hebraike e ka pritur dhe komentuar pozitivisht e shpreh kënaqësinë për vizitën e ardhshme të Benediktit XVI në Izrael.
Patriku i ri i Moskës Kiril i nis letër falenderimi Benediktit XVI/Patriku i ri i Moskës Kiril i ka dërguar një letër Papës duke iu përgjigjur mesazhit që Benedikti XVI i pati drejtuar me rastin e zgjedhjes së tij në krye të Patrikanës Ortodokse të Rusisë, më 25 janarin e kaluar. Patriku Kiril e falënderon “përzemërsisht” Papën për “urimet e ngrohta që i ka dërguar e uron “një zhvillim të frytshëm” të marrëdhënieve ndërmjet Kishës katolike e Kishës ortodokse ruse. Në letrën dërguar Papës, Patriku rus pohon se “një ndër prioritetet e misionit të tij fetar është ripohimi i vlerave të Ungjillit të Krishtit në shoqërinë bashkëkohore” e prandaj tha se është “i bindur se për këtë qëllim duhet të ndihmoj dialogu e bashkëpunimi i të gjithë atyre që quhen e janë të krishterë”.
Mesha e parë solemne për nder të Galileut para shkencëtarëve të ardhur nga bota mbarë/Presidenti i Këshillit Papnor për Kulturën, kryeipeshkvi imzot Ravazi, udhëhoqi dje në ora 12, Meshën e parë solemne për nder të Galileut në praninë e shumë shkencëtarëve të ardhur nga mbarë bota. Një Meshë "historike" e një asamble e pazakonshme e përbërë prej njerëzve të shkencës, anëtarë të "Federatës Botërore të Shkencës" (Wfs) të radhitur para elterit të Bazilikës romake mikelanxheleske të Shën Marisë së Engjëjve e të Martirëve, për të kremtuar 445 vjetorin e lindjes së Galileo Galileut. Në Meshën e parë solemne kremtuar në katër shekuj për nder të Galileut, mori pjesë bashkësia shkencore ndërkombëtare (dhjetëmijë shkencëtarë të 115 kombeve të ndryshme të botës) shprehu homazhet e saj atit të shkencës moderne. Për t'u theksuar në ceremoninë fetare liturgjike edhe prania e shkencëtarëve kinezë, anëtarë të Federatës Botërore të Shkencës, të cilët dhuruan një shtatore prej bronzi vepër e një artisti të njohur kinez. Në Meshë për nder të Galileut mori pjesë edhe eksploruesi (zbuluesi) i Polit Verior e akademiku rus, Artur Kilingarov.
E po në Bazilikën e Shën Marisë së Engjëjve e të Martirëve në Romë është hapur një Ekspozitë e cila i kushtohet krejtësisht arritjeve të madhe galilejane. E organizuar nga Federata Botërore e Shkencës (Wfs) për Vitin ndërkombëtar të Astronomisë dhe e frymëzuar nga libri i prof. Antonio Zikikit "Galileu Njeri Hyjnor", ekspozita paraqet veprat e gjashtë artistëve bashkëkohor të Agostino Bonalumi, Xhuzepe Gallo, Piero Guçone, Françesko Leone, Igor Mitoraj e Kroqe Tavarella, të cilët me veprat e tyre ilustrojnë mendimin e Galileut e shpikjet e zbulimet e tija themelore. Sugjestionues është edhe ndërtimi i dy instrumenteve të shpikura nga Galileu – lavjerrësi e rrafshi i pjerrët – që, lexohet në një komunikatë të Federatës Botërore të Shkencës, "kanë mundësuar të arrijmë sot, në një distancë prej 400 vjetësh, të matim kohën me një saktësi të jashtëzakonshme prej një sekonde çdo jetë të Gjithësisë (Rruzullit): njëzetë miliardë vjet". "Dëshmi kulturore e lidhjes ndërmjet Arsyes, Fesë e Shkencës – lexohet akoma – Ekspozita do të jetë në 115 Vende të Federatës Botërore të Shkencës, ndër to edhe Kina e Rusia.