(Mos)zbatimi i pakos së Ahtisaarit
Autori i Lajmit: Albana Isufi
Nga Albana Isufi
Një vit pas shpalljes së pavarësisë, përfaqësues të pushtetit konsiderojnë se në masë të madhe kanë zbatuar propozimin gjithëpërfshirës të Martti Ahtisaarit. Por, janë deputetët nga opozita dhe analistë të pavarur që thonë se ende ka ngecje si në zbatimin e pakos, ashtu edhe të Kushtetutës. Në një udhëzues të zbatimit të pakos së Ahtisaarit, të përpiluar nga Zyra Civile Ndërkombëtare, shihet se institucionet e Kosovës, që nga shpallja e pavarësisë, kanë përmbushur pothuaj plotësisht axhendën legjislative. Por, ngecjet më të mëdha vërehen në sektorin e drejtësisë, por edhe në ato dispozita - përmbushja e të cilave varet nga bashkëpunimi me serbët lokalë. Kryetari i Komisionit Parlamentar për Legjislacion dhe Gjyqësi, Bahri Hyseni, e sheh si të arriturën më të madhe miratimin e ligjeve të dala nga pakoja e Ahtisaarit. "Brenda këtij viti e kemi përmbyllur pakon e ligjeve të presidentit Ahtisaari dhe me këtë rast konsideroj se me përpikëri është zbatuar edhe plani gjithëpërfshirës, por njëkohësisht janë zbatuar edhe dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Kosovës", - thotë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bahri Hyseni.
Në anën tjetër, deputeti opozitar nga Aleanca Kosova e Re, Riza Smaka, pranon se Kuvendi ka përmbushur obligimet në miratimin e ligjeve. Por, ai tërheq vërejtjen se mënyra me të cilën janë miratuar këto ligje, shkakton tek-tuk vakuume juridike. "Janë vërejtur që nga fillimi disa kolizione, disa kontradiksione dhe vakuume juridike; më pastaj kemi miratuar edhe akte ligjore të tjera, të cilat medoemos, në favor të konstitucionalizimit, do të duhej të rishikoheshin, të harmonizoheshin, të mbuloheshin disa vakuume juridike dhe të evitoheshin disa kolizione juridike", tha Smaka. Analisti për çështje juridike, Muhamet Kelmendi, konsideron se një vit pas pavarësisë, problem mbetet moszbatimi në tërësi qoftë i dispozitave të pakos së Ahtisaarit, qoftë të vetë Kushtetutës së miratuar qershorin e vitit të kaluar. "Çështja tjetër na shtrohet në fushën praktike të realizimit të kësaj pakoje të Ahtisaarit, të Kushtetutës dhe legjislacionit që ka Kosova në jetën tonë praktike; kemi probleme me sovranitetin e Kosovës, me tërësinë territoriale, kemi probleme me lirinë dhe të drejtat e qytetarëve, kemi probleme në fushën e punësimit", - shprehet Kelmendi.
Procesi i decentralizimit, si dhe reformat në gjyqësi, sipas udhëzuesit të ICO-së, shihen si ngecjet më të mëdha, në të cilat në të shumtën e rasteve nuk ka filluar ende puna. Muhamet Kelmendi pohon se në vitin e dytë të pavarësisë, kujdes i shtuar duhet t i kushtohet sektorit të drejtësisë, meqë, siç thotë ai, një shtet juridik matet nga gjykatat dhe prokuroritë. "Sa janë ato në nivel që t i kryejnë detyrat sipas Kushtetutës së Kosovës... dhe unë mendoj se problemi më i madh, që Kosova e ka aktualisht, nuk është sovraniteti, ndonëse ne thirremi çdo ditë në tërësinë territoriale dhe sovranitet, por është gjyqësori, sidomos Gjykata Kushtetuese. Unë nuk e dua një gjykatë kushtetuese, e cila do të na ishte e tipit partiak", u shpreh Kelmendi. Riza Smaka vlerëson se Kosova ka qenë shtet praktikant në vitin e parë të saj si e pavarur. Sipas juristëve, sfida të mëdha mbeten përpara, e kryesorja zbatimi i Kushtetutës në tërë territorin e vendit, përkatësisht shtrirja e autoritetit të Prishtinës zyrtare në veriun e Kosovës dhe në enklavat e banuara me shumicë serbe.
Retrospektivë në Kosovën e lirë
Një kronologji se ”si e kreu Baca”...
• Në orën 15 e 48 minuta të së dielës së 17 shkurtit 2008, Kuvendi i Kosovës e miratoi deklaratën me të cilën Kosova shpallet shtet i pavarur dhe demokratik.
• Për deklaratën e pavarësisë votuan të 109 deputetët e pranishëm, ndërkohë që në seancë nuk morën pjesë deputetët e pakicës serbe.
• Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duke paraqitur deklaratën e pavarësisë tha:
• "Ne e shpallim Kosovën Republikë Demokratike dhe Laike".
• Ai tha se do të miratohet shumë shpejt Kushtetuta e Kosovës, që do të respektojë të drejtat e të gjithëve.
• Kjo Kushtetutë tha Kryeministri, do të respektojë të gjitha parimet e dokumentit të Ahtisaarit.
• Në këtë deklaratë thuhet se Kosova merr obligimet që i ka arritur edhe misioni i Kombeve të Bashkuara, si dhe pjesën e obligimeve që dalin nga ish-Federata Jugosllave.
• Kosova ka për qëllim anëtarësimin në të gjitha organizatat ndërkombëtare.
• "Kosova zotohet për paqë dhe stabilitet," u tha në këtë deklaratë.
• "Kosova do të obligohet që të pranojë edhe pajtimin si pjesë të procesit për stabilizimin e gjendjes.
• "Kosova tregon gatishmëri për vendosjen e marrëdhënieve të mira me të gjithë, duke përfshirë edhe Serbinë."
• Duke lexuar tekstin e deklaratës së pavarësisë së Kosovës, kryeministri kosovar Thaçi, garantoi se Kosova do të jetë një shtet demokratik që do të garantojë të drejtat e të gjithë qytetarëve të saj.
• "Shumëllojshmëria sjell përfitime për të gjithë", - tha kryeministri Thaçi, duke vënë në dukje se shteti i ri kosovar ka si përparësi "garantimin e fuqishëm dhe të pakthyeshëm të të drejtave të barabarta të të gjitha komuniteteve në Kosovë".
• Udhëheqësit kosovarë, kryeministri Thaçi dhe presidenti Fatmir Sejdiu, në fjalimet e tyre në shqip dhe serbisht garantuan pakicën serbe se ata do të gëzojnë të njëjtat të drejta si të gjithë qytetarët e tjerë.
• Ai premtoi se autoritetet kosovare do të marrin masa të menjëhershme që të zbatojnë ndryshime pozitive për të gjithë kosovarët, në veçanti komunitetet pakicë.
• "Kosova do të jetë shtet i të gjithë qytetarëve, nuk ka diskriminim, të drejta dhe mundësi të barabarta për të gjithë," tha zoti Thaçi.
• Presidenti Sejdiu tha se bazë e zhvillimit të Kosovës është plani Ahtisaari, që do të jetë edhe thelbi i Kushtetutës së ardhshme të Kosovës.
• "Pavarësia e Kosovës shënon fundin e procesit të shpërbërjes së gjatë të Jugosllavisë", tha zoti Thaçi.
• "Vizioni që dëshirojmë që Kosovën ta ndërtojmë mbi parimet fundamentale demokratike, marrëdhënie të mira fqinjësore", tha zoti Sejdiu.
• "Kosova rithekson përkushtim për bashkëpunim të ngushtë me parimet ndërkombëtare, ne do të bëjmë çmos që të sigurojmë që kultura dhe pronat e tyre të mbrohen në Kosovë", tha ai.
• Rruga drejt pavarësisë
• Kosova ishte definuar si krahinë autonome në Jugosllavi dhe Serbi, në të njëjtën kohë me Kushtetutën e vitit 1974.
• Në fakt statusi i Kosovës me këtë Kushtetutë nënkuptonte që Kosova të ishte element përbërës i Federatës Jugosllave, gjë që u konsiderua e padrejtë nga autoritetet e Beogradit.
• Ish-presidenti serb, Milosheviç, vendosi që të pezullonte autonominë e Kosovës në mars të vitit 1990.
• Ne fakt këtij vendimi të Beogradit i pati paraprirë një deklaratë kushtetuese e delegatëve shqiptarë të Kuvendit të Kosovës, me të cilën ata e përcaktonin Kosovën si njësi të barabartë në Federatën apo Konfederatën Jugosllave.
• Udhëheqësit politikë e shpirtërorë të Prishtinës, në shtator të vitit 1990, Kosovën e shpallën Republikë të pavarur.
• Kjo kushtetutë dhe ky vendim nuk u njoh as nga Beogradi e as nga autoritetet ndërkombëtare.
• Viti 1990 dhe përcaktimi i shqiptarëve që të bëjnë një jetë krejtësisht të ndarë nga Serbia, bëri që situata të përshkallëzohej përditë e më shumë.
• Regjimi i Milosheviçit vendosi pushtetin e tij në Kosovë, duke mbyllur gjithë institucionet shtetërore, informative e arsimore të Kosovës. Shumica shqiptare organizoi pushtetin paralel fiktiv të vetin.
• Në një situatë të tillë, shqiptarët filluan të organizoheshin edhe në grupe guerilje ushtarake.
• Në vitin 1997 u bë paraqitja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërkaq në mars të vitit 1997 filloi konflikti i përgjakshëm ndërmjet forcave të Milosheviçit dhe njësive guerilje shqiptare.
• Ky konflikt zgjati deri në qershor të vitit 1999, ku foracat e NATO-s e detyruan Milosheviçin që të tërhiqte forcat e tij nga Kosova. Pasojat e kësaj lufte ishin rreth 10 mijë të vrarë dhe afro një milion shqiptarë të shpërngulur.
• Në vitin 1999, në Kosovë u vendos misioni i OKB-së, UNMIK. Bisedimet për statusin filluan në vitin 2005, dhe kjo pas demonstratave të dhunshme të marsit të vitit 2004.
• Gjatë viteve 2006-2007 u organizuan dhjetëra takime ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, kjo në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për statusin e Kosovës, mirëpo pa sukses. Këshilli i Sigurimit i OKB-së, dështoi në dy raste për të miratuar një rezolutë për statusin e Kosovës.
• Kur Komuniteti Ndërkombëtar u bind si ishin shterruar mundësitë për të pasur një marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, vendosi që të gjejë rrugë alternative për zgjidhjen e kësaj çështjeje.
• Prishtinës iu dha drita e gjelbër që ta shpallë pavarësinë e saj, me premtimin se shumë shtete të rëndësishme do ta njohin pavarësinë e Kosovës.
Ky lajm është publikuar: 17/02/2009