Brenda 10 ditëve partitë të sjellin propozimet për KQV dhe KZAZ
Autori i Lajmit: red.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar dje përbërjen e Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve dhe Komisioneve të Qendrave të Votimit. Është vendosur që përfaqësimet në KZAZ të jenë si në Komisionin më të Lartë Zgjedhor, pra dy anëtarë të jenë nga Partia Socialiste, dy nga Partia Demokratike, një nga Partia Socialdemokrate, një nga Partia Republikane. Kryetari i tyre do të zgjidhet me anë të shortit, siç është bërë dhe herët e tjera. Pra në KZAZ me numër tek mund të zgjidhet kryetari nga Partia Demokratike, dhe tek ato me numër çift të drejtohet nga Partia Socialiste, ose e kundërta. Ndërkohë po në këtë mbledhje është vendosur që brenda dhjetë ditëve partitë politike duhet të sjellin propozimet për anëtarët e KQV-ve dhe KZAZ-ve se ligji e parashikon që ato ngrihen 90 ditë para zgjedhjeve.
Ky lajm është publikuar: 17/02/2009