Roli i medias në rehabilitimin e diktaturës
Un po vdes ne nje kohe qe e ka humbur arsyen - Xhordano Bruno
Ne nje liber te gazetares ruse Ana Politkovskaja ne te cilin demaskohet politika shovene mbi popullin Çeçen,midis te tjerash ajo shkruan “nuk ka rruge me te rrezikshme per te ecur se ajo qe eshte shtruar krejt me genjeshtra”.Dhe nese ka genjeshtra te cilat s'duhen gelltitur,ose me sakte qe s'duhen servirur çdo dite ne median e shkruar per opinionin publik,jane ato me subjekt ku si personazhe kryesor bejne pjese ish-komunistët.
Pa dashur te paragjykoj te “penduarit” dhe “idealistet” te cilet ne raport me shoket e tyre te nje ideali zene nje pjese teper te vogel, fjalen e kam per “fantazma” te tilla si Koçi Xoxe, Kadri Hazbiu, Nesti Kerenxhi me shoke, si përgjegjës kryesor ne qindra dhe mijra krime. Rrëfimet e shumë ish-funksionareve te diktaturës apo personaliteteve te asaj kohe mbajne ne vetvete aq gjera kontradiktore sa te lene pershtypjen sikur: ne Shqiperi ka pasur me teper se nje parti komuniste, sikur i vetmi fajtore per te gjitha ato qe ndodhen ishte Enver Hoxha, sikur Mehmet Shehu ishte njeri i principeve po Enver Hoxha nuk lejoi qe te bente me shume, sikur Ramiz Alia shquhej si njeri i bute i prirur per ta hapur vendin me boten perëndimore, por ishte pjesa konservatore e byrose politike qe nuk e lejonte nje gjë të tillë, etj,etj - përralla pa fund.
Tymnaja e ketyre rrefimeve veç çorientimit ne ate pjese te shoqerise, qe ka patur fatin e mire e qe s'ka jetuar ne ate kohe, besoj se edhe tek viktimat e tyre ka krijuar pershtypjen se: “ore, mos valle xhelatet tane e kane pasur per te miren tone?!”.
Do apo s'do, kur lexon çdo dite rrëfime te tilla sugjestionohesh, aq me shume kur këto personazhe shfaqen ne ekranet televizive si filma, apo romane me vete. Nje i tille eshte edhe romani “Mërgata e Qyqeve”, ku si subjekt kryesore ka nje sigurism, i cili me paturpësinë më të madhe i ftuar ne emisionin Opinion te gazetarit Blendi Fevziu, tregonte se si ai kishte arritur te infiltrohej deri ne oborrin e mbretit Zog. Bile kishte patur fatin te bente dhe nje bisede me te, dhe kur afati kish mbaruar, mbreti kishte nderhyre tek sekretari i tij qe biseda te zgjaste dhe pak.
Nje fakt te tille personazhi i romanit ne fjale, por tani ne emisionin me te ndjekur javor, e tregonte per te nxjerre ne pah aftesine e tij si spiun dhe agjent i sigurimit te shtetit. E kujt mundohej t'ia hidhte, “t'ia shiste sapunin per djathe”? Mbretit Zog, i cili gjithmone, siç shkruan nje diplomat amerikan, ishte udhehequr nga parimi “me dale ne treg e mos me u shit”. Nje fraze e cila mban ne vetvete substratin e nje thesi te mbushur plot me libra diplomacie.
Nje problem tjeter i cili i komplikon akoma me shume gjerat eshte fakti se tanimë nuk merret vesh se cili eshte viktima dhe cili xhelati. İ persekutuar quhet edhe ai qe pasi i ka sherbyer partise dhe si limon i shtrydhur ka perfunduar ne koshin e viktimave, çirret e lengon per padrejtesi. Nga ana tjeter ende vazhdon nje shtrese e privilegjuar veteranesh, “luftetaresh te paepur te lirise”, qe me arme ne dore kane luftuar kunder pushtuesit, sipas shprehjes “perpara partizanë, se po vijne gjermanët”. Se atyre qe kane luftuar ne krah te nacionalisteve kundra pushtuesit nazi-fashist ndoshta shteti i dekoron nen emblemen e “ushtarit te panjohur, pas vdekjes”. Edhe ketu komunistet u qendruan besnike pikëpamjeve te tyre materialiste, shperblimin e duan sa jane gjalle, pension veterani, per ate luftuan, ndersa ballistet, legalistet dhe patriotet, “per merita te veçanta pas vdekjes”. Edhe këtë, pasi të jenë dekoruar njëherë prokurorët e tyre.
Megjithese me shume se kurre sot s'duhet harruar thenia e shkrimtarit Emil Zola se: “Per disa gabime s'ka falje”.
Marrë nga “gazetastart.com”