E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atij që pengon transparencën, i pezullohet financimi

Refuzimi për të bërë transpar
ent burimet e financimit të
fushatës apo për të lejuar
ushtrimin e kontrollit nga ana e
auditit, dënohet me gjobë nga 2
milionë lekë deri në pezullimin për
5 vjet të financimit publik për
partinë politike. Kjo është një ndër
masat që do të sanksionohen në
Kodin e ri Zgjedhor në kapitullin e
sanksioneve në lidhje me financimin
e fushatës zgjedhore. Në nenin
168 thuhet se shkelja e dispozitave
për financimin e fushatës
zgjedhore, nga ana e përgjegjësit të
financës të partisë politike, ndëshkohet
me gjobë nga 50 mijë deri në
100 mijë lekë. Sakaq, mosbashkëpunimi
me auditin e Komisionit
Qendror të Zgjedhjeve nga ana e
subjektit zgjedhor dënohet me
gjobë nga 1 milion deri në 2 milionë
lekë. Shkeljet nga ana e dhuruesit
dënohen me gjobë, me vlerë të
barabartë me 30 për qind të
shumës së dhuruar. Shkelja e kufirit
maksimal të shpenzimeve sipas
nga subjektit zgjedhor ndëshkohet
me një gjobë të barabartë me
vlerën 10 për qind të vlerës mbi
kufirin e lejuar të shpenzimit sipas
këtij kodi. Në nenin 169 përcaktohen
sanksionet në lidhje me
barazinë gjinore. Mospërmbushja
e detyrimeve të parashikuara në
kod për masën e përfaqësimit mes
gjinive nga ana e subjektit zgjedhor
dënohet me gjobë për çdo zonë
zgjedhore. Gjoba përbën titull
ekzekutiv dhe ekzekutohet sipas
procedurave të parashikuara në
nenin 510 të Kodit të Procedurës
Civile. Anëtarët e komisioneve
zgjedhore dhe nëpunësit e administratës
publike në shërbim të këtyre
komisioneve mbajnë
përgjegjësi penale dhe administrative,
sipas legjislacionit në fuqi, për
shkeljen e dispozitave të këtij kodi.
Votimi më shumë se një herë në të
njëjtat zgjedhje përbën kundërvajtje
penale dhe dënohet me gjobë
ose heqje lirie deri në tre muaj.
Braktisja e detyrës, pa shkaqe të
ligjshme, nga anëtarët e komisioneve
të zgjedhjeve, përbën kundërvajtje
penale dhe dënohet me
gjobë ose heqje lirie nga 6 muaj deri
në 2 vjet. Shkelja e dispozitave të
këtij kodi nga anëtarët e komisioneve
të zgjedhjeve, ose nga persona
të ngarkuar me detyra, sipas këtij
kodi, kur nuk përbën vepër penale
dënohet me gjobë nga 3000 deri në
90000 lekë. Shkeljet e tjera të dispozitave
të këtij kodi, kur nuk përbëjnë
vepër penale, dënohen me
gjobë nga 1000 deri në 2500 lekë.
Shkelja e rregullave të përcaktuara
në nenet 37/1, 43 dhe 47 të këtij
kodi përkatësisht nga sekretari i
KZAZ-së, KZQV-së ose KQV-së
dënohet me gjobë nga 30000 deri
në 60000 lekë, ose me burgim deri
në 6 muaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›