E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haradinaj: Duhet një proces i drejtë zgjedhor

Lideri i opozitës së Kosovës,
Ramush Haradinaj, ka bërë
thirrje që politika shqiptare
t‘i rikthehet dialogut dhe mirëkuptimit,
duke zgjidhur problemet
vetëm me debat dhe marrëveshje.
Duke folur për gazetën
"Shqip", Haradinaj deklaroi se
"ne, edhe pse kemi probleme
shumë të rëndësishme këtu në
Kosovë, bëjmë thirrje
dhe apelojmë për të zgjidhur
situatën, nëpërmjet një procesi të
drejtë dhe sa më konsensual për
të zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet.
Ne bëjmë thirrje që
gjërat të kenë një qasje sa me më
pak tension dhe me sa më shumë
mirëkuptim dhe arsye, që do të
arrinim në një proces sa më të
drejtë". Kryetari i Aleancës për
Ardhmërinë e Kosovës, duke
folur nëpërmjet telefonit, theksoi
se axhenda e politikanëve shqiptarë,
tani dhe gjithmonë, duhet
të jetë koordinimi i përbashkët
për zgjidhje të mençura pa
trauma dhe gjithmonë të dala si
një rezultat dialogu, por që çojnë
kah zgjidhja sa më racionale dhe
sa më të drejta. Zoti Haradinaj
theksoi se politika e Kosovës, këto
ditë, ka si kryeaxhendë problemin
më të fundit të instalimit të
misionit të Bashkimit Evropian
EULEX. Lideri i opozitës së Kosovës,
theksoi se ai dhe të gjithë
kolegët e tij në Prishtinë do të
dëshironin që gjithmonë Shqipëria
t‘i zgjidhë problemet në
një frymë sa më normale dhe
duke dhënë një shembull pozitiv
në rajon dhe karshi aleatëve tanë
euroatlantikë. Në fakt, edhe pse
është një çështje e politikës së
brendshme, greva e 11 deputetëve
po ndërkombëtarizohet
dita-ditës, duke krijuar një zinxhir
reagimesh si nga qendrat e
politikës evropiane, si Brukseli,
por edhe në politikën shqiptare
përtej kufijve. Ndërkohë edhe
agjenci të shumta lajmesh dhe
media të rëndësishme ndërkombëtare
kanë pasqyruar zhvillimet
mbi grevën e urisë së deputetëve
shqiptarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›