E Diel, 1 Nëntor 2026

Votimi në 2009-ën: Ata që nuk kanë pasaporta, do pajisen me karta identiteti

Në pjesën e dispozitave kalimtare në ne
nin 172 flitet për pajisjen e zgjedhësve
me dokumente identifikimi për qëllime votimi.
Në zbatim të këtij kodi, për zgjedhjet e
Kuvendit të vitit 2009, zgjedhësit do të votojnë
edhe me pasaporta të lëshuara sipas ligjit.
Për këtë qëllim, ngarkohet Këshilli i Ministrave
të nxjerrë aktet nënligjorë që bëjnë të mundur
pajisjen me përparësi të zgjedhësve që nuk
disponojnë pasaporta të vlefshme, me karta
të identiteti të lëshuara në zbatim të ligjit. Akti
duhet të parashikojë transferimin e të dhënave
të sistemit të pasaportave në fuqi, me qëllim
identifikimin dhe përpunimin e listës së shtetasve
që nuk disponojnë një dokument të
tillë dhe që gëzojnë të drejtën e zgjedhjes në
zgjedhjet për Kuvendin në vitin 2009, dhe që
sipas këtij neni do të pajisen me përparësi
me karta identiteti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›