Surroi: Mungon dialogu për të gjetur konsensusin
Publicisti dhe politikani koso
var, Veton Surroi, komenton
grevën e urisë së 11 deputetëve
të LSI, PDK dhe PS91. Politikani
Surroi u shpreh se zgjedhjet në
Shqipëri duhet të trajtohen brenda
një kontrate evropiane, për të
siguruar garanci për zgjedhje të
lira dhe më pas për të gjetur dyert
e Evropës hapur për integrimin
e Shqipërisë. "Zgjedhjet në Shqipëri
të trajtohen brenda një kontrate
evropiane. Vendosja e një
parimi dhe sigurie në këtë
zgjedhje do të marrë hapa të përshpejtuar
për integrimin e Shqipërisë",
tha Surroi. Një prej emrave
më të spikatur të analistëve
në Kosovë shprehet se i vjen keq
që politikanëve shqiptarë u mungon
një dialog i tillë, për të gjetur
konsensusin dhe për të mos
dëmtuar qoftë edhe një votë të
vetme që do hidhet në kutitë e
votimit në zgjedhjet e qershorit
të 2009-ës. "Më vjen keq që nuk
ekziston një dialog i tillë evropian
në Shqipëri. Duhet të ketë një
arsye të madhe për të hyrë në
grevë dhe duhet biseduar me
njerëzit që luftojnë për të. Në një
pikë të tillë, çështja e zgjedhjeve
acarohet për një segment të partive
në Shqipëri", theksoi ai.
var, Veton Surroi, komenton
grevën e urisë së 11 deputetëve
të LSI, PDK dhe PS91. Politikani
Surroi u shpreh se zgjedhjet në
Shqipëri duhet të trajtohen brenda
një kontrate evropiane, për të
siguruar garanci për zgjedhje të
lira dhe më pas për të gjetur dyert
e Evropës hapur për integrimin
e Shqipërisë. "Zgjedhjet në Shqipëri
të trajtohen brenda një kontrate
evropiane. Vendosja e një
parimi dhe sigurie në këtë
zgjedhje do të marrë hapa të përshpejtuar
për integrimin e Shqipërisë",
tha Surroi. Një prej emrave
më të spikatur të analistëve
në Kosovë shprehet se i vjen keq
që politikanëve shqiptarë u mungon
një dialog i tillë, për të gjetur
konsensusin dhe për të mos
dëmtuar qoftë edhe një votë të
vetme që do hidhet në kutitë e
votimit në zgjedhjet e qershorit
të 2009-ës. "Më vjen keq që nuk
ekziston një dialog i tillë evropian
në Shqipëri. Duhet të ketë një
arsye të madhe për të hyrë në
grevë dhe duhet biseduar me
njerëzit që luftojnë për të. Në një
pikë të tillë, çështja e zgjedhjeve
acarohet për një segment të partive
në Shqipëri", theksoi ai.