E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atletico triumfon në Europa League

Atletico Madrid është fitues i edicionit të parë të Europa League (ish Kupa UEFA), pasi të mërkurën mbrëma, në finalen e Hamburgut e mundi Fulhamin me rezultat 2:1, pas lojës shtesë. Pa dyshim, hero i spanjollëve ishte sulmuesi Diego Forlan, që realizoi të dyja golat.

Madrilenët ishin më të shkathtë në pjesën e parë, duke rrezikuar shpesh me dyshen Aguero-Forlan. Uruguaiani tregoi se ishte në formë qysh në fillim, duke e goditur shtyllën, pas një gjuajtjeje me të majtën. Mbizotërimi i Atleticos u shpërblye në minutën e 32-të, kur një gjuajtje të Agueros e dëboi Forlan, për ta mposhtur portierin Schwarcer.

Vetëm pesë minuta më vonë, anglezët befasuan duke e barazuar rezultatin nga një sulm që nuk premtonte shumë: Gera harkoi nga e djathta, ndërsa aksionin e përfundoi mjaft mirë me një volej Davies. Pjesën e dytë e nisi më mirë Fulham, por në këtë 45 minutësh rrjetat mbetën të paprekura, kështu që fituesi duhej të përcaktohej pas lojës shtesë ose pas penalltive.

Këto të fundit nuk i priti uruguaiani në formë Forlan, i cili në minutën e 116-të diti ta shfrytëzojë si duhet një asistim të Agueros, për ta befasuar portierin Schwarcer, 2:1. Klubi spanjoll nuk kishte fituar një Kupë ndërkombëtare që nga viti 1962, kur e rrëmbente Kupën e Kupave, pasi e kishte mposhtur Fiorentinën. Kurse, Fulham, edhe pse humbi, do të kthehet në Angli me kokën lartë pasi befasoi për të mirë këtë sezon, duke arritur sukses historik.

Europa League
Finalja
Atletico Madrid-Fulham 2:1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›