E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formacioni i Maradonës

Edhe pse kanë mbetur edhe një muaj pa filluar Botërori 2010, Diego Armando Maradona e ka bërë të ditur qysh tash formacionin e parë me të cilin do të luajë përfaqësuesja e Argjentinës në Afrikën e Jugut.

“Do të luajmë me formacionin 4-4-2. Romero do të jetë në portë. Në mbrojtje, në të djathtë do të luajë Oramendi, në qendër Demichelis e Samuel, kurse në të majtë Heinze. Mascherano dhe Veron do të jenë dy mesfushorët e qendrës, kurse në krah do të luajnë Jonas Gutierrez e Di Maria.

Messi e Higuain do ta kompletojnë fazën ofanzive”, tha Maradona i cili, megjithatë, ende nuk e di se cilët do të jenë shtatë futbollistët të cilët do t’i eliminojë në listën përfundimtare, që duhet ta publikojë më 1 qershor.

Ai beson se ekipi i tij aktual është më i fortë sesa ai i Argjentinës në vitin 1986, që e kishte fituar Botërorin. Njerëzit në Argjentinë janë befasuar me Maradonën, i cili i la jashtë Botërorit lojtarët e kalibrit të Javier Zanetti e Esteban Cambiasso.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›