E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botërori i mungesave të mëdha

Botërori Afrika e Jugut 2010 mund të konsiderohet si kampionati me mungesat më të mëdha të ndodhura ndonjëherë. Në shumicën e ekipeve pjesëmarrëse mund të vërehen mungesa të yjeve.

E nisim me Italinë: Marcello Lippi i ka lënë në shtëpi futbollistët si: Totti, Cassano, Balotelli, Amauri e Miccoli. Në para-listën e të ftuarve të selektorit të Francës, Raymond Domenech, vërehet mungesa e sulmuesit Karim Benzema. Ish futbollisti i Lyonit e ka paguar shtrenjtë transferimin e tij milionësh te Real Madrid.

Jashtë listës ka mbetur edhe veterani i Manchester Cityt, Patrick Vieira. Ndër ata që mbetën jashtë ishin edhe Mexes, Frey, Flamini e Nasri. Në Angli, Fabio Capello i ftoi Carragher e Joe Cole, ndërsa la jashtë futbollistët Gary Neville, Hargreaves e Lescott.

Në Brazil, selektori Dunga publikoi një listë shokuese duke i lënë në shtëpi yjet Ronaldinho, Pato, Ronaldo, Adriano e Diego, ndërsa prezent është Felipe Melo, që pati sezon jo dhe aq pozitiv me Juventus.

Në Argjentinë, trajneri Maradona hoqi dorë nga lojtarët e Interit, Zanetti e Cambiasso, edhe pse që të dy janë në formë të mirë. Selektori i Spanjës, Vicente Del Bosque, i ka futur pesë debutues në listën e 30 të ftuarve.

Jashtë saj ka mbetur Bojan, kurse është inkuadruar Pedro. Gjermania i ka dhënë besimin Kloses e Podolskit, që megjithatë arrijnë nga një sezon zhgënjyes. Asnjë befasi nuk kishte në Portugali: Queiroz ftoi 23 futbollistë, plus mbrojtësin e Real Madrid Pepe, që rikthehet pas një lëndimi që e la jashtë për një periudhë të gjatë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›