E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Hungarisë, për fitore

Përfaqësuesja e Kosovës në boks po përgatitet për sfidat e reja në BoxingOne League – Championship, të cilat do t’i zhvillojë në Hungari gjatë ditëve në vijim. Meçet në Budapest dhe në Debrecen do të jetë mjaft të vështira, por drejtuesit e përfaqësueses së Kosovës janë optimistë se mund të dalin mirë nga këto përballje.

Kosovarët në Hungari do të jenë të përforcuar me boksierin Elvir Gashi, ndërsa emër i ri është edhe Burhan Zeneli. Shkëlqim Muja në kategorinë 57 kg zëvendësohet me Kreshnik Kokollarin, kurse Burim Hasani do të mungojë për shkak të mos-sigurimit të vizës dhe në vend tij do të jetë Kreshnik Rama (64 kg).

Duhet theksuar edhe përforcimin me trajnerin Muharrem Gjocaj, i cili është trajner në Itali dhe që do të sjellë boksierë që do të jenë një përforcim i madh për përfaqësuesen e Kosovës. Si gjyqtar do të udhëtojë edhe Latif Demolli.

Kosova meçin e parë e ka më 14 maj në Budapest me ekipin Vasasin dhe më 16 maj kundër Debreceni. Të dyja ballafaqimet fillojnë në orën 17.00.

Ekspeditën e përfaqësueses së Kosovës e përbëjnë boksierët: Kreshnik Kokollari (57 kg), Liridon Zeqiri (60 kg), Kreshnik Rama (64 kg), Milot Shabani (69 kg), Burhan Zeneli (75 kg), Bujar Sejdiu (81 kg), Elvir Gashi (91 kg).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›