Curri në udhëkryq

E ardhmja e Debatik Currit mbetet e paqartë. Klubi i tij aktual, Vorskla Poltava dhe futbollisti kosovar nuk janë marrë vesh rreth kontratës së re, kështu që marrëdhëniet në mes të dy palëve janë keqësuar. Kontrata aktuale e 26 vjeçarit me klubin ukrainas skadon pas gjashtë muajsh, ndërsa atij i është ofruar kontratë e re trevjeçare.
Ish futbollisti i Prishtinës u ka kërkuar ukrainasve dy javë kohë për të menduar, e më pas për t’u dhënë atyre përgjigjen definitive. Për Currin ofertat nuk mungojnë, por ai preferon të mos flasë njëherë për një herë për këtë punë, pasi dëshiron t’i zgjidh gjërat me klubin aktual.
“Klubi më ka ofruar kontratë të re trevjeçare, por nuk jemi pajtuar rreth kushteve. Për kushtet që m’i kanë ofruar, unë u thash se nuk e vazhdoj kontratën. Unë kam ardhur në Kosovë ku do të qëndroj dy javë dhe së bashku me familjen do të vendosi se cila është zgjidhja më e mirë për të ardhmen time. U kam thënë edhe zyrtarëve të Vorsklas, nëse ka ofertë të mirë për mua, largohem, nëse jo, ulemi dhe bisedojmë për kontratën e re”, tha Curri për Express.
Në anën tjetër, Trajneri i Vorsklas, Nikolay Pavlov, është mllefosur me Currin, të cilin e ka lënë jashtë skuadrës në ndeshjen e fundit, pasi nuk kishte pranuar vazhdimin e kontratës.
Pavlov ka folur ashpër rreth sjelljes së Currit, madje ka pohuar publikisht se nëse lojtari vazhdon ta refuzojë rinovimin e kontratës, ai nuk do të përfshihet në planet për sezonin e ri në Ukrainë.
“Debatik Curri ka vetëm gjashtë muaj të mbetura në kontratë me klubin. Ai po shqyrton të gjitha alternativat. Por, një ofertë konkrete që i është paraqitur klubit ka qenë mjaft e vogël dhe ajo nuk do të merret parasysh”, deklaroi Pavlov për mediat ukrainase.
“Debatiku duhet ta ketë parasysh se në një marrëveshje duhet të plotësohen kërkesat e tri palëve: të tijat, të Vorsklas dhe të skuadrës së interesuar. Mëkati më i madh në botë është mosmirënjohja. Curri do të qëndrojë edhe gjashtë muaj me ne, por ia kam bërë të qartë se nëse nuk rinovon, ai nuk do të jetë në planet e mia. Në këtë mënyrë i dhashë mundësinë që të bëjë një zgjedhje”, vazhdoi trajneri ukrainas.
Ultimatumi për Currin është dhënë në formë presioni për faktin se klubi nuk dëshiron ta humbasë lojtarin pa fituar dëmshpërblim.
Curri është lojtar mjaft i rëndësishëm për Vorsklan, ndërsa vlera e kartonit të tij llogaritet deri në 3 milionë euro. Shifra e lartë që pretendon klubi është arsyeja përse mbrojtësi kosovar nuk ka arritur të transferohet në një skuadër më të madhe.
Dallku vendos të mbetet
Edhe Armend Dallkut do t’i skadojë kontrata me Vorsklan pas gjashtë muajsh. Por, mbrojtësi vushtrrias ka vendosur ta vazhdojë bashkëpunimin me klubin ukrainas. Ai ka arritur në parim një marrëveshje me zyrtarët e klubit nga Poltava, të cilën pritet ta finalizojë kur të rikthehet nga pushimet në Kosovë.
“Kishim disa bisedime me zyrtarët e klubit dhe pak a shumë jemi marrë vesh. Ata ma lanë mua të vendos nëse do të nënshkruajmë për dy apo tri vjet. Kam ardhur në Kosovë për pushime dhe pasi të konsultohem me familje, do të vendos. Marrëdhëniet e mira që kam krijuar me të gjithë në klub, kanë bërë që unë të mos mendoj të largohem”, tha mbrojtësi i djathtë kosovar.
Ai tregoi se ka marrë garanci nga kryesia e klubit se, nëse pranon ndonjë ofertë të mirë, të mos e pengojë të largohet, edhe pasi ta nënshkruajë kontratën.