Myrtaj, “pista” Teramo mbetet e hapur

Florjan Myrtaj ende nuk e ka vendosur se ku do të instalohet për sezonin e ri 2006-2007, ndërkohë që ka marrë dhe lajmin e keq, se nuk është përfshirë në listën e teknikut të kombëtares, Oto Baric, për sfidën kundër San Marinos.
Sulmuesi 31-vjecar, aktualisht po stërvitet në qendrën stërvitore të ekipit të Teramos. Për klubin e vogël italian, Myrtaj përbën një ëndër të ndaluar, pasi dhe mundësia ekonomike është e kufizuar ndërsa financat që do të kërkojë vlonjati janë të larta për buxhetin modest të ish-ekipit të tij.
Megjithatë, Myrtaj vazhdon të stërvitet me Teramon, madje deri kur të dëshirojë ai, por askush si në Itali, ashtu dhe në Shqipëri nuk do të habitej sikur të shihnin në skedat e ardhshme, Florjan Myrtaj në formacionin zyrtar të Teramos. Ndonjëherë ëndërrat e përcaktuara si të pamundshme, mund të bëhen realitet.
Gledi Shabani