E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, bashkia siguron 50 mijë euro për "Ruzhdi Bizhutën"

Bashkia e Elbasanit ka ndërmarrë hapa konkretë për shndërrimin e "Ruzhdi Bizhutës" në një impiant të ndriçuar. Stadiumi i qytetit të Elbasanit është një prej gjashtë përfituesve të investimeve të Federatës Shqiptare të Futbollit, që synon rritjet e numrit të fushave në vend, ku ndeshjet mund të zhvillohen me drita. Bashkia bëri të ditur se do të kanalizojë thuajse 50 mijë euro për realizimin e këtij projekti, ndërsa fondet do të sigurohen nga buxheti i sportit për vitin 2010. Ende nuk është dhënë një afat konkret për fillimin e punimeve, por lajmi më i rëndësishëm është se pas tribunës së re, tashmë "Ruzhdi Bizhuta" do të ketë edhe prozhektorë. Ky është njëri prej impianteve ku zhvillon ndeshjet ekipi Shpresa, por edhe përfaqësueset e tjera të moshave. Stadiume të tjera ku në të ardhmen do të luhet me drita janë edhe "Niko Dovana" në Durrës, "Loni Papuçiu" në Fier, "Besa" në Kavajë, "Flamurtari" në Vlorë dhe "Skënderbeu" në Korçë.

e. k.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›