Pranga mjekut të burgut, mori ryshfet
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Bluzat e bardha zhyten më tej në korrupsion. Një tjetër mjek përfundon në pranga nën akuzën e mitëmarrjes. Bëhet fjalë për Ardian Nelajn, mjek kirurg, me detyrë shef i klinikës së Spitalit të Burgut në Tiranë, i cili është vënë dje në pranga pas një sërë hetimesh e përgjimesh të njësisë Taks-Forcë. Prokuroria e Tiranës kishte nisur procedimet penale, sepse dyshohej për konsumim të veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, por vetëm dje është bërë i munddur arrestimi i mjekut 38-vjeçar. Hetimet e Taks Forcës kanë zbluar se mjeku u ka kërkuar të afërmve të pacientëve shuma deri në 20 mijë lekë për një operacion.
Arrestimi
Ka përfunduar në pranga pas operacionit të koduar “Standardi i garantuar”, 38-vjeçari Ardian Nelaj. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se Nelaj, me profesion mjek kirurg, me detyrë shef i klinikës së Spitalit të Burgut në Tiranë, dyshohet se përfitonte para, duke u kërkuar pacientëve të ndryshëm, në këmbim të kryerjes së operacioneve kirurgjikale, operacione të cilat i zhvillonte në sallën e Urgjencës së Spitalit Nr.2 Tiranë.
Sipas të njëjtave burime, mësohet se në ngarkim të 38-vjeçarit, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë kishte nisur procedimet penale, sepse dyshohej për konsumim të veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, vepër e cila parashikohet në nenin 259 të Kodit Penal.
Hetimet
Strukturat e policisë kanë realizuar hetimet në bazë të metodave speciale të hetimit. Në përfundim të hetimeve rezultoi se mjeku kirurg, shefi i klinikës së Spitalit të Burgut në Tiranë, u kërkonte ryshfet të afërmëve të pacientëve, shumë e cila varionte deri 20.000 lekë për një operacion. Ndërkohë, pas kryerjes së veprimeve hetimore dhe procedurale, u mundësua sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i shumave të parave prej 545.000 lekësh, 760 euro, 100 dollarë. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për hetime të mëtejshme.
Ky lajm është publikuar: 01/11/2008