E Diel, 1 Nëntor 2026

Aubry, gruaja e trëndafilit: A do ta unifikojë të majtën?

Më në fund, është ven
dosur: Martine Aubry
ka mundur Segolenë
Royal në betejën për kreun e Partisë
Socialiste. Po a është në
gjendje ajo që të mbajë fjalën e
dhënë, pra ta nxjerrë të majtën
franceze nga një krizë e thellë dhe
e gjatë dhe mbi të gjitha e shumanshme?
Për sa i përket socialistëve,
ata për momentin janë të
qetë. Njëra betejë, ajo e zgjedhjes
së kryetares, sapo ka marrë fund
dhe tashmë është një emër që
pritet t‘i unifikojë: Martine Aubry.
Anëtarët më të zellshëm po
japin intervista lart e poshtë për
të shprehur idenë se "beteja" për
kryetaren nuk e ka ndarë aspak
të majtën dhe se marrëdhëniet e
bazës me kryesinë e partisë janë
shumë të mira, e mbi të gjitha
marrëdhëniet mes vetë konkurrenteve,
që këtë herë ishin të dyja
femra. Presidentja e sapozgjedhur
e partisë deklaroi se
për të, fjala kyçe është "unitet",
ndërkohë që Royal, që sapo ka
dalë nga një tjetër sfidë e humbur,
pritet që të vazhdojë përpjekjet
e saj deri në konfigurimin
e një sfide të re. "Së djathtës i
kanë mbetur veçse pak ditë për
të qeshur", ishte deklarata e parë
e fitimtares, e cila synon t‘i futet
punës për rikthimin e forcës së
partisë sa më shpejt. Por ah sikur
të ishte e mundur që gjithë helmi
që kanë hedhur socialistët ndaj
njëri-tjetrit për një kohë të gjatë,
të mund të zhdukej sa hap e mbyll
sytë. Në fakt, ajo çka kryetarja e
re e socialistëve trashëgon është
një parti me shumë probleme,
mbi të gjitha një parti së cilës i
kishte munguar për një kohë të
gjatë një lider i vërtetë, me ide të
qarta e me vizione të përcaktuara
që do t‘i kundërvihej armikut
kryesor të socialistëve: Sarkozisë,
Presidentit të vendit. Por nga sa
duket, gjithmonë duke iu referuar
së shkuarës, të pakta janë gjasat
që kryetarja e re të ketë atë lloj
brumi sa të shpërbëjë reputacionin
dhe forcën e Sarkozisë. Ishministrja
e Punës, 58- vjeçare,
kryebashkiake e Lilës, ka një
detyrë shumë të vështirë përpara.
Një nga gjërat që e kanë bërë të
famshme është se ajo është arkitektja
e javës 35-orëshe të punës
dhe veç kësaj ajo është një politikane
shumë serioze dhe e denjë,
por nga ana tjetër nuk ka tiparet e
një lidereje që të frymëzon. Për
më tepër, që fitoren ia dedikon jo
aftësisë drejtuese e lidershipit, por
manovrës për të bërë më shumë
për vete veteranët e partisë, të
cilët i siguruan edhe fitoren. Por
veç shumë e shumë problemeve
brenda partisë dhe sidomos jashtë
saj me të djathtën, kryetarja e
re e di mirë që beteja me luftaraken
Royal është larg fundit. Kjo pasi
Royal është një grua që nuk e pranon
fjalën "humbje". Vitin e kaluar,
ajo arriti që ta shndërronte
humbjen në garën presidenciale
në një triumf personal dhe tani
pritet që një gjë të tillë ta bëjë sërish.
Royal mund të pretendojë se
përfaqëson, edhe pse jo ligjërisht,
një pjesë të mirë të partisë,
pasi ishte fare pranë fitores. Pavarësisht
humbjeve, Royal, ashtu
sikurse edhe mentori i saj Miterrant,
është një politikane që ka
besim në forcën dhe destinin e
saj. Fushata e ardhshme presidenciale
është vetëm tre vjet tutje
dhe ajo është e bindur që do
ta marrë sërish besimin e socialistëve.
Deri atëherë, le të presim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›