E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokati: Akuzat ndaj Fazliç, të paligjshme

Avokati i biznesmenit serboboshnjak,
Damir Fazliç, ka
deklaruar se akuzat e ngritura
ndaj klientit të tij janë të
paligjshme. Genc Gjokutaj është
shprehur se prokuroria e akuzon
Fazliç për pastrim parash, por nuk
ka fakte për burimin e tyre. Sipas
tij, Fazliç nuk ka kryer asnjë vepër
penale që të arrihet në përfundimin
se po pastron para. Pas pretendimeve
të avokatit mbrojtës të
biznesmenit, seanca e djeshme ku
serbo-boshnjaku kundërshton
sekuestron e pronave të tij nga
prokuroria është shtyrë dhe
prokuroria ka kërkuar kohë për të
shprehur qëndrimin e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›