E Diel, 1 Nëntor 2026

Bumçi: Opozita ka kërkuar vetëm kohë për reformën

Deputeti i PD-së, Aldo Bumçi, ka deklaruar dje se për miratimin e reformës në drejtësi, duhet edhe konsensusi i PS-së. Duke mos dashur t‘u bëjë komente të veçanta deklarimeve të kryetarit të PS-së, i cili deklaroi se nuk do t‘i japë konsensus mazhorancës, për realizimin e reformës në drejtësi, Bumçi ka theksuar se deri tani gjithçka po shkon normalisht dhe mazhoranca në bashkëpunim edhe me PS-së ka miratuar disa nga ligjet e rëndësishëm, të cilët janë pjesë e paketës së reformës në drejtësi. Sipas Bumçit, "opozita nuk është shprehur kundër realizimit të kësaj reforme, por ajo ka kërkuar më shumë kohë dhe ne si mazhorancë, shtoi ai, do t‘i japim gjithë kohën e nevojshme". "Asnjë shumicë që nuk i ka tre të pestat nuk mund të kalojë në mënyrë të njëanshme. Nuk është problem i këtij mandati qeverisës, është i çdo mandati qeverisës. Çdo qeveri do ta ketë të vështirë të kalojë ligje të sistemit të drejtësisë, sepse 84 vota nuk është e lehtë t‘i kesh", është shprehur Bumçi, duke lënë të kuptohet se, nëse mazhoranca nuk jep konsensusin tani, as ata nuk kanë për ta marrë. Ai kundërshtoi gjithashtu deklaratat e djeshme të sekretarit për çështjet ligjore në Partinë Socialiste, Fatmir Xhafaj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›