E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Nuk do të largohem nga qeveria"

Kryeministri tajlandez i ka re
fuzuar thirrjet nga shefi
ushtarak i vendit për të dhënë
dorëheqjen. Lideri i ushtrisë i
ka kërkuar kreut të qeverisë që
të thërrasë zgjedhjet e reja për
t‘i dhënë fund situatës së rëndë
në vend, që ka shumë muaj që
po zgjat. Por Kryeministri ka
bërë të ditur që qeveria e tij
është e ligjshme dhe se ai do të
vazhdojë punën për të mirën e
vendit. Kjo ndodhi pas
protestave antiqeveritare që
bllokuan aeroportin kryesor të
Bankokut, një lëvizje që
Kryeministri e quajti "të
paligjshme". Kryeministri u
rikthye nga një udhëtim jashtë
vendit dhe nuk mundi të ulej
për shkak të situatës së
bllokimit në aeroport. Tajlanda
ka kohë që ndodhet në një
gjendje politike të trazuar, që
kur ish-kryeministri i vendit u
rrëzua nga ushtria në vitin
2006. Zgjedhjet që u zhvilluan
në 2007-ën dështuan në tentativën
e zgjedhjes së krizës. Së
fundi, pati spekulime mbi organizimin
e një tjetër grushti
shteti, por shefi i ushtrisë e
mohoi akuzën se bëhej fjalë
për një plan të tijin, duke deklaruar
se qeveria ka autoritet të
plotë mbi gjithçka. Ndërkohë
një gjykatë vendase ka urdhëruar
që protestuesit të lirojnë
aeroportin e vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›