200 miliardë për shpëtimin e ekonomisë së BE-së
Komisioni Evropian u ka
bërë thirrje dje vendeve
anëtare të Bashkimit Evropian
që të mbështesin një paletë
të madhe stimuli fiskal me vlerë
200 miliardë euro, që përbën edhe
tentativën më të madhe të deritanishme
për të shpëtuar
Evropën nga gjendja e recesionit
në të cilën ka hyrë. Paratë e paketës
do të vijnë nga buxheti i
vendeve anëtare të BE-së dhe
Gjermania deklaroi menjëherë se
nuk planifikonte që të jepte asnjë
fond shtesë përveç 32 miliardë
eurove të skemës kombëtare,
tashmë të lëvruara. Ky reagim i
parë ka ngritur edhe pikëpyetjet e
para për llojin e qëndrimit që do
të kenë vendet e tjera të BE-së. Kjo
manovër e Komisionit është një
përpjekje për të sheshuar dasitë
mes vendeve të organizatës në
lidhje me reagimin ndaj krizës më
të rëndë financiare, që pas viteve
të vështira të Depresionit të
Madh. Pas prezantimit të
djeshëm, liderët e bllokut do të
studiojnë planin në një takim të
përbashkët më 11 dhjetor. Shefi i
Komisionit, Barroso, deklaroi se
paketa e ofruar duhet të konsiderohet
një skemë që ofron opsione
dhe që nuk dikton asgjë
kundër vullnetit. Paketa ka një
vlerë 1.5% të prodhimit kombëtar
bruto të bllokut, përfshi
ulje të taksave dhe financime për
sektorë të tillë si ai i industrisë së
makinave. Gjermania, Franca
dhe Britania e Madhe, si dhe disa
shtete të tjera, kanë aplikuar
tashmë paketa shpëtuese në
ekonomitë dhe bankat e vendeve
të tyre dhe mendojnë se një masë
e tillë është e mjaftueshme. Disa
skeptikë kanë shprehur dyshimin
në lidhje me menaxhimin
e paketës së propozuar
nga Barroso. Në këtë kuadër,
Gjermania ka nxituar që dje të
japë përgjigjen e saj negative ndaj
thirrjes për kontribut. Ajo nuk
është dakord me një politikë të
koordinuar të uljes së taksave në
sektorë të ndryshëm, ndërkohë
që shtete të tjera të Evropës Lindore
si Polonia, nuk duan që të risin
deficitin e tyre, sepse atyre u
duhet një disiplinë e fortë për të
adoptuar monedhën euro. Katër
të pestat e paketës do të financohen
nga buxhetet e vendeve
anëtare të BE-së, ndërsa pjesa
tjetër do të jetë nga fondet e organizatës.
Komisioni theksoi se nuk
pret që të 27 vendet të duan të
përfshihen në një paketë të tillë
stimuluese. Komisioni u bëri thirrje
shteteve që të ulin Taksën e
Vlerës së Shtuar në disa sektorë
dhe propozoi 5 miliardë euro ekstra
për inkurajimin e sektorit automobilistik,
në mënyrë që ata të
punojnë për teknologji që do t‘i
bëjnë automjetet më ekologjike.
bërë thirrje dje vendeve
anëtare të Bashkimit Evropian
që të mbështesin një paletë
të madhe stimuli fiskal me vlerë
200 miliardë euro, që përbën edhe
tentativën më të madhe të deritanishme
për të shpëtuar
Evropën nga gjendja e recesionit
në të cilën ka hyrë. Paratë e paketës
do të vijnë nga buxheti i
vendeve anëtare të BE-së dhe
Gjermania deklaroi menjëherë se
nuk planifikonte që të jepte asnjë
fond shtesë përveç 32 miliardë
eurove të skemës kombëtare,
tashmë të lëvruara. Ky reagim i
parë ka ngritur edhe pikëpyetjet e
para për llojin e qëndrimit që do
të kenë vendet e tjera të BE-së. Kjo
manovër e Komisionit është një
përpjekje për të sheshuar dasitë
mes vendeve të organizatës në
lidhje me reagimin ndaj krizës më
të rëndë financiare, që pas viteve
të vështira të Depresionit të
Madh. Pas prezantimit të
djeshëm, liderët e bllokut do të
studiojnë planin në një takim të
përbashkët më 11 dhjetor. Shefi i
Komisionit, Barroso, deklaroi se
paketa e ofruar duhet të konsiderohet
një skemë që ofron opsione
dhe që nuk dikton asgjë
kundër vullnetit. Paketa ka një
vlerë 1.5% të prodhimit kombëtar
bruto të bllokut, përfshi
ulje të taksave dhe financime për
sektorë të tillë si ai i industrisë së
makinave. Gjermania, Franca
dhe Britania e Madhe, si dhe disa
shtete të tjera, kanë aplikuar
tashmë paketa shpëtuese në
ekonomitë dhe bankat e vendeve
të tyre dhe mendojnë se një masë
e tillë është e mjaftueshme. Disa
skeptikë kanë shprehur dyshimin
në lidhje me menaxhimin
e paketës së propozuar
nga Barroso. Në këtë kuadër,
Gjermania ka nxituar që dje të
japë përgjigjen e saj negative ndaj
thirrjes për kontribut. Ajo nuk
është dakord me një politikë të
koordinuar të uljes së taksave në
sektorë të ndryshëm, ndërkohë
që shtete të tjera të Evropës Lindore
si Polonia, nuk duan që të risin
deficitin e tyre, sepse atyre u
duhet një disiplinë e fortë për të
adoptuar monedhën euro. Katër
të pestat e paketës do të financohen
nga buxhetet e vendeve
anëtare të BE-së, ndërsa pjesa
tjetër do të jetë nga fondet e organizatës.
Komisioni theksoi se nuk
pret që të 27 vendet të duan të
përfshihen në një paketë të tillë
stimuluese. Komisioni u bëri thirrje
shteteve që të ulin Taksën e
Vlerës së Shtuar në disa sektorë
dhe propozoi 5 miliardë euro ekstra
për inkurajimin e sektorit automobilistik,
në mënyrë që ata të
punojnë për teknologji që do t‘i
bëjnë automjetet më ekologjike.