E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës-Kukës, Basha, sot në prokurori

Ish-ministri i Transporteve,
Lulzim Basha, pritet të para
qitet sot në Prokurorinë e
Përgjithshme, për t‘u njohur me
akuzat e shpërdorimit të detyrës,
korrupsionit dhe shkeljes së
barazisë në tender gjatë ndërtimit
të rrugës Durrës-Kukës. Avokati
i tij, Zef Nikaj, konfirmoi për
gazetën "Shqip" se, sot, në orën
14:00, do të paraqitet në prokurori
në shenjë respekti ndaj institucionit
kushtetues të shtetit shqiptar.
"Jam konsultuar me klientin
tim, Lulzim Basha, (i cili ndodhet
jashtë Shqipërisë për arsye
pune) për paraqitjen tonë në
prokurori si shenjë respekti ndaj
organeve kushtetuese. Kam marrë
konfirmimin se vetë z. Basha do
të shkojë në prokurori. Natyrisht
do të njihemi me pretendimet e
grupit të hetimit dhe më pas do të
vendosim për nismat tona ligjore",
deklaroi avokati. Ai saktësoi
se pas njohjes me aktakuzën,
ditën e enjte do të kryejnë një padi
për kundërshtimin e prokurorisë.
Mësohet se padia mund të realizohet
në Gjykatën e Lartë, e cila
është gjykata kompetente për
hetimin gjyqësor të deputetëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›