Zhduket telefonata që e nxori Kryeziun nga shtëpia
Zhduken në mënyrë të dyshimtë
edhe ato pak prova
që hedhin dritë mbi
mënyrën e rrëmbimit të
Ismet Kryeziut. Telefonata që e
ftoi Kryeziun të dilte nga shtëpia
nuk ndodhet te lista e tabulateve.
Anila Leli, bashkëshortja e të
humburit, gjatë dëshmisë 8-
orëshe në Drejtorinë e Përgjithshme
të Policisë së Shtetit, deklaroi
se ditën kur është zhdukur Ismeti,
dikush e ka marrë në telefon
rreth orës 16:20, ndërsa ai i është
përgjigjur se "erdha për 5 minuta".
Por Leli është befasuar nga
provat e policisë, të cilët kanë në
dorë edhe listën e telefonatave të
Kryeziut ditën e rrëmbimit, sipas
të cilave rezulton se ai nuk ka kryer
apo ka marrë telefonatë në orën
16:20, ndryshe nga pretendimi i
bashkëshortes. Gjatë dëshmisë
8-orëshe, gruaja ka pranuar të
rrëfejë të gjitha enigmat, nga vizitat
e Kryeziut në shtetin e Iranit e
deri te jeta e tyre në Kosovë.
Dëshmia e
bashkëshortes
Anila Leli, bashkëshortja e Ismet
Kryeziut, ka dëshmuar disa
ditë më parë në zyrën e Antiterrorit,
në Policinë e Shtetit, momentin
e largimit të të shoqit. E
pakënaqur nga "ngathtësia" e
policisë, pasi pretendon se me
veprimet aktuale po tentohet të
mbyllet çështja, ka kontaktuar
avokatin Idajet Beqari, i cili është
një nga bashkëpunëtorët më të
ngushtë të Ismet Kryeziut. Pas
negociatave me Ministrinë e
Brendshme, ajo është pritur nga
drejtori i Drejtorisë për Luftën
Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe
Shëndetit, Tonin Vocaj, i cili organizon
një plotësim të kallëzimit.
Leli shpjegon momentin e largimit
të të shoqit nga banesa. Sipas
saj, më datën 15 nëntor, rreth orës
16:20, Ismeti merr një telefonatë
nga një person. "Ai ishte në
dhomën e gjumit, ndërsa derën e
kishte lënë pak hapur. Te salloni i
shtëpisë ndodhesha unë dhe babai
im. Ne dëgjuam një pjesë të
bisedës telefonike, ku Ismeti tha
se ‘erdha për pesë minuta‘. Më pas
doli dhe s‘u kthye më...", mësohet
se ka deklaruar bashkëshortja.
Gjatë dëshmisë, hetuesit i kanë
dhënë një dokument, ku rezulton
se ditën që është zhdukur, Ismeti
nuk ka marrë asnjë telefonatë në
atë orë. Gruaja ka këmbëngulur se
është vetë dëshmitare, madje
këtë fakt e konfirmon edhe babai
i saj. Ajo ka ngritur dyshimin se
dokumenti i policisë mund të jetë
i falsifikuar. Por përgjigjja e
hetuesve të çështjes është se telefonata
e fundit e bashkëshortit të
saj është kryer në orën 18:28, kur
ka marrë në telefon Anilën dhe i
ka thënë se "dola në kafe". Nisur
nga të dhënat e mësipërme, Anila
Leli u sugjeroi grupit hetimor se
dosja mund të klasifikohet si
rrëmbim i pastër, pasi prej kohësh
bashkëshorti i saj është mbajtur
nën vëzhgim nga shërbimet inteligjente
të disa vendeve. Më
pas, ka sqaruar edhe lidhjet dhe
vizitat e bashkëshortit në një shtet
që "nuk i pëlqen" Perëndimit,
duke nënkuptuar Iranin.
Lëvizja e Kryeziut
Seanca maratonë e pyetjeve të
Anilës dhe babait të saj ka vazhduar
me lëvizjet e Ismet Kryeziut
drejt Turqisë dhe Iranit. Ajo ka
shpjeguar se një ditë para se të
zhdukej, Ismeti kishte mbërritur
pas një vizite në vendin "armik"
të vendeve perëndimore. "24 orë
para se të zhdukej, Ismeti mbërriti
pas një vizite të kryer në Iran.
Para se në nisej më tha se, nga
Rinasi do të shkonte në Stamboll
për disa punë. Kur mbërriti më
tha se kishte shkuar edhe në Iran
së bashku me një shokun e tij nga
Kosova. Arsyeja ishte se miku i tij
kishte bashkëshorten sëmurë
dhe ajo do të kryente një transplant
veshkash. Duke qenë se Ismeti
kishte disa lidhje në Iran, i
rregulloi një operacion me një
çmim më të lirë se në vendet
perëndimore. Madje Ismeti, pas
ardhjes nga Irani, më tha se mund
të dërgonte edhe nënën time,
pasi vuan nga një sëmundje në
gju", mësohet se ka deklaruar
Anila Leli në polici.
Hetimet, Kryeziu u rrëmbye
Policia ngre akuzën e rrëmbimit
për zhdukjen e Ismet
Kryeziut. Faktet e mbledhura
deri tani çojnë vetëm në një
pistë, atë të rrëmbimit, megjithëse
motivi ende nuk është kthjelluar
për strukturat e specializuara të
policisë. Kjo konfirmohet edhe nga
prokuroria, e cila ia ka kaluar çështjen
për hetim seksionit të antiterrorit
në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Ndryshimi i statusit të personit
të zhdukur ka ndryshuar në
momentin që bashkëshortja e tij
është rimarrë në pyetje dhe ka
pranuar rastin e një borxhi, ku ishte
përfshirë edhe Ismet Kryeziu.
Pasi ka deklaruar më parë se aktivisti
kosovar për çështjet kombëtare
është larguar nga banesa
dhe se nuk ka prova apo të dhëna
që mund të hetohet për ndonjë
pistë tjetër, Prokuroria e Tiranës ka
regjistruar procedimin penal për
rrëmbim dhe po heton më shumë
mbi këtë linjë. Burimet hetimore
deklarojnë se janë qartësuar edhe
lëvizjet e tij, deri te kontaktet me
miq të vjetër në UÇK apo takimi
me një shtetas irakian, me të cilin
ka kontaktuar për një dhuratë.
Dosja e tij po rishikohet edhe nga
sektori i antiterrorit, për faktin se
për një kohë relativisht të gjatë
Kryeziu është mbajtur nën vëzhgim
për çështjen e tre iranianëve,
të cilët nuk janë lejuar të vizitojnë
Shqipërinë, në kohën kur ai kishte
dalë garant për ardhjen e tyre. Më
15 nëntor, rreth orës 18:30 të së shtunës,
Kryeziu u largua nga banesa,
me justifikimin për të takuar
dy miq dhe nuk u kthye më. E
shoqja denoncoi largimin e tij
mëngjesin tjetër. Kryeziu është
njohur si një ndër miqtë e Remzi
Hoxhës dhe që ka qenë aktivist
për çështjet kombëtare që në vitet
‘80. Ai është arrestuar disa herë
për akuza të fabrikuara ndaj tij, që
nga UDB-ja, policia shqiptare
dhe UMNIK-u në Kosovë.
Policia: Dosja "Kryeziu", drejt Krimeve të Rënda
Zhdukja e Ismet Kryeziut
mund të hetohet nga
Prokuroria e Krimeve të
Rënda. Avokati i familjes Kryeziu,
Idajet Beqiri, tha dje për gazetën
"Shqip" se faktet e reja të paraqitura
nga Anila Leli kanë sjellë një
ndryshim të akuzës nga largim
nga banesa në rrëmbim personi.
Vepra është kompetencë e Prokurorisë
së Krimeve të Rënda. Sipas
avokatit, policia po kryen procedurat
dhe rrëmbimi i Kryeziut
mund të regjistrohet si procedim
penal në sektorin më të rëndësishëm
të prokurorisë. Ajo reagoi
dje zyrtarisht, teksa pohoi se ende
nuk është njohur me dosjen dhe
se faktet e paraqitura deri tani
nuk plotësojnë elementët e veprës
penale për transferimin e
çështjes. Gjithsesi, Policia e Shtetit
është angazhuar tërësisht që
të mos të ketë "nëpër këmbë" një
tjetër "Remzi Hoxha". Dhjetëra
oficerë të antiterrorit po kryejnë
hetime në Shqipëri dhe Kosovë.
Madje në Kosovë është verifikuar
edhe një borxh që dyshohej fillimisht
se ishte i vetë Ismet Kryeziut.
Nga të dhënat e familjes, por
edhe të policisë, mësohet se borxhi
është i dhëndrit të tij, i cili
punon administrator në një firmë
në Kosovë. Por borxhi nuk ka asnjë
lidhje me të zhdukurin. Hetuesi
e antiterrorit kanë marrë në pyetje
familjarë të Ismetit në Kosovë,
nga të cilët është mësuar se
nuk ka asnjë motiv që ai të jetë
rrëmbyer. Ata deklaruan për policinë
se i "zhdukuri", zotëron një
pronë me vlerë gjysmë milioni
euro në Prizren të Kosovës dhe
nëse do të kishte borxh, atëherë
mund të shiste një pjesë të truallit,
për ta shlyer.
edhe ato pak prova
që hedhin dritë mbi
mënyrën e rrëmbimit të
Ismet Kryeziut. Telefonata që e
ftoi Kryeziun të dilte nga shtëpia
nuk ndodhet te lista e tabulateve.
Anila Leli, bashkëshortja e të
humburit, gjatë dëshmisë 8-
orëshe në Drejtorinë e Përgjithshme
të Policisë së Shtetit, deklaroi
se ditën kur është zhdukur Ismeti,
dikush e ka marrë në telefon
rreth orës 16:20, ndërsa ai i është
përgjigjur se "erdha për 5 minuta".
Por Leli është befasuar nga
provat e policisë, të cilët kanë në
dorë edhe listën e telefonatave të
Kryeziut ditën e rrëmbimit, sipas
të cilave rezulton se ai nuk ka kryer
apo ka marrë telefonatë në orën
16:20, ndryshe nga pretendimi i
bashkëshortes. Gjatë dëshmisë
8-orëshe, gruaja ka pranuar të
rrëfejë të gjitha enigmat, nga vizitat
e Kryeziut në shtetin e Iranit e
deri te jeta e tyre në Kosovë.
Dëshmia e
bashkëshortes
Anila Leli, bashkëshortja e Ismet
Kryeziut, ka dëshmuar disa
ditë më parë në zyrën e Antiterrorit,
në Policinë e Shtetit, momentin
e largimit të të shoqit. E
pakënaqur nga "ngathtësia" e
policisë, pasi pretendon se me
veprimet aktuale po tentohet të
mbyllet çështja, ka kontaktuar
avokatin Idajet Beqari, i cili është
një nga bashkëpunëtorët më të
ngushtë të Ismet Kryeziut. Pas
negociatave me Ministrinë e
Brendshme, ajo është pritur nga
drejtori i Drejtorisë për Luftën
Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe
Shëndetit, Tonin Vocaj, i cili organizon
një plotësim të kallëzimit.
Leli shpjegon momentin e largimit
të të shoqit nga banesa. Sipas
saj, më datën 15 nëntor, rreth orës
16:20, Ismeti merr një telefonatë
nga një person. "Ai ishte në
dhomën e gjumit, ndërsa derën e
kishte lënë pak hapur. Te salloni i
shtëpisë ndodhesha unë dhe babai
im. Ne dëgjuam një pjesë të
bisedës telefonike, ku Ismeti tha
se ‘erdha për pesë minuta‘. Më pas
doli dhe s‘u kthye më...", mësohet
se ka deklaruar bashkëshortja.
Gjatë dëshmisë, hetuesit i kanë
dhënë një dokument, ku rezulton
se ditën që është zhdukur, Ismeti
nuk ka marrë asnjë telefonatë në
atë orë. Gruaja ka këmbëngulur se
është vetë dëshmitare, madje
këtë fakt e konfirmon edhe babai
i saj. Ajo ka ngritur dyshimin se
dokumenti i policisë mund të jetë
i falsifikuar. Por përgjigjja e
hetuesve të çështjes është se telefonata
e fundit e bashkëshortit të
saj është kryer në orën 18:28, kur
ka marrë në telefon Anilën dhe i
ka thënë se "dola në kafe". Nisur
nga të dhënat e mësipërme, Anila
Leli u sugjeroi grupit hetimor se
dosja mund të klasifikohet si
rrëmbim i pastër, pasi prej kohësh
bashkëshorti i saj është mbajtur
nën vëzhgim nga shërbimet inteligjente
të disa vendeve. Më
pas, ka sqaruar edhe lidhjet dhe
vizitat e bashkëshortit në një shtet
që "nuk i pëlqen" Perëndimit,
duke nënkuptuar Iranin.
Lëvizja e Kryeziut
Seanca maratonë e pyetjeve të
Anilës dhe babait të saj ka vazhduar
me lëvizjet e Ismet Kryeziut
drejt Turqisë dhe Iranit. Ajo ka
shpjeguar se një ditë para se të
zhdukej, Ismeti kishte mbërritur
pas një vizite në vendin "armik"
të vendeve perëndimore. "24 orë
para se të zhdukej, Ismeti mbërriti
pas një vizite të kryer në Iran.
Para se në nisej më tha se, nga
Rinasi do të shkonte në Stamboll
për disa punë. Kur mbërriti më
tha se kishte shkuar edhe në Iran
së bashku me një shokun e tij nga
Kosova. Arsyeja ishte se miku i tij
kishte bashkëshorten sëmurë
dhe ajo do të kryente një transplant
veshkash. Duke qenë se Ismeti
kishte disa lidhje në Iran, i
rregulloi një operacion me një
çmim më të lirë se në vendet
perëndimore. Madje Ismeti, pas
ardhjes nga Irani, më tha se mund
të dërgonte edhe nënën time,
pasi vuan nga një sëmundje në
gju", mësohet se ka deklaruar
Anila Leli në polici.
Hetimet, Kryeziu u rrëmbye
Policia ngre akuzën e rrëmbimit
për zhdukjen e Ismet
Kryeziut. Faktet e mbledhura
deri tani çojnë vetëm në një
pistë, atë të rrëmbimit, megjithëse
motivi ende nuk është kthjelluar
për strukturat e specializuara të
policisë. Kjo konfirmohet edhe nga
prokuroria, e cila ia ka kaluar çështjen
për hetim seksionit të antiterrorit
në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Ndryshimi i statusit të personit
të zhdukur ka ndryshuar në
momentin që bashkëshortja e tij
është rimarrë në pyetje dhe ka
pranuar rastin e një borxhi, ku ishte
përfshirë edhe Ismet Kryeziu.
Pasi ka deklaruar më parë se aktivisti
kosovar për çështjet kombëtare
është larguar nga banesa
dhe se nuk ka prova apo të dhëna
që mund të hetohet për ndonjë
pistë tjetër, Prokuroria e Tiranës ka
regjistruar procedimin penal për
rrëmbim dhe po heton më shumë
mbi këtë linjë. Burimet hetimore
deklarojnë se janë qartësuar edhe
lëvizjet e tij, deri te kontaktet me
miq të vjetër në UÇK apo takimi
me një shtetas irakian, me të cilin
ka kontaktuar për një dhuratë.
Dosja e tij po rishikohet edhe nga
sektori i antiterrorit, për faktin se
për një kohë relativisht të gjatë
Kryeziu është mbajtur nën vëzhgim
për çështjen e tre iranianëve,
të cilët nuk janë lejuar të vizitojnë
Shqipërinë, në kohën kur ai kishte
dalë garant për ardhjen e tyre. Më
15 nëntor, rreth orës 18:30 të së shtunës,
Kryeziu u largua nga banesa,
me justifikimin për të takuar
dy miq dhe nuk u kthye më. E
shoqja denoncoi largimin e tij
mëngjesin tjetër. Kryeziu është
njohur si një ndër miqtë e Remzi
Hoxhës dhe që ka qenë aktivist
për çështjet kombëtare që në vitet
‘80. Ai është arrestuar disa herë
për akuza të fabrikuara ndaj tij, që
nga UDB-ja, policia shqiptare
dhe UMNIK-u në Kosovë.
Policia: Dosja "Kryeziu", drejt Krimeve të Rënda
Zhdukja e Ismet Kryeziut
mund të hetohet nga
Prokuroria e Krimeve të
Rënda. Avokati i familjes Kryeziu,
Idajet Beqiri, tha dje për gazetën
"Shqip" se faktet e reja të paraqitura
nga Anila Leli kanë sjellë një
ndryshim të akuzës nga largim
nga banesa në rrëmbim personi.
Vepra është kompetencë e Prokurorisë
së Krimeve të Rënda. Sipas
avokatit, policia po kryen procedurat
dhe rrëmbimi i Kryeziut
mund të regjistrohet si procedim
penal në sektorin më të rëndësishëm
të prokurorisë. Ajo reagoi
dje zyrtarisht, teksa pohoi se ende
nuk është njohur me dosjen dhe
se faktet e paraqitura deri tani
nuk plotësojnë elementët e veprës
penale për transferimin e
çështjes. Gjithsesi, Policia e Shtetit
është angazhuar tërësisht që
të mos të ketë "nëpër këmbë" një
tjetër "Remzi Hoxha". Dhjetëra
oficerë të antiterrorit po kryejnë
hetime në Shqipëri dhe Kosovë.
Madje në Kosovë është verifikuar
edhe një borxh që dyshohej fillimisht
se ishte i vetë Ismet Kryeziut.
Nga të dhënat e familjes, por
edhe të policisë, mësohet se borxhi
është i dhëndrit të tij, i cili
punon administrator në një firmë
në Kosovë. Por borxhi nuk ka asnjë
lidhje me të zhdukurin. Hetuesi
e antiterrorit kanë marrë në pyetje
familjarë të Ismetit në Kosovë,
nga të cilët është mësuar se
nuk ka asnjë motiv që ai të jetë
rrëmbyer. Ata deklaruan për policinë
se i "zhdukuri", zotëron një
pronë me vlerë gjysmë milioni
euro në Prizren të Kosovës dhe
nëse do të kishte borxh, atëherë
mund të shiste një pjesë të truallit,
për ta shlyer.