E Shtunë, 31 Tetor 2026

Auditimi ne Fshf: Fondet e Fifa, jashte kontrolli

Aurel Borici – Top News
Shteti shqiptar ka bërë një gjysmë hapi pas, në luftën ligjore të nisur ndaj federatës Shqiptare të Futbollit për të kontrolluar të gjithë veprimtarinë financiare të këtij institucioni. Pas vizitës së dytë në ambientet e Federatës, zyrtarët e Auditimit kanë shtyrë për një datë tjetër inspektimin e tyre, duke thënë gjithashtu se objekt i ndërhyrjes do jenë fondet e dhëna nga qeveria dhe jo ato nga FIFA e UEFA. "Në qendër të auditimit do të jenë të gjitha fondet e akorduara nga shteti për FSHF, si dhe ato të dhëna nga organizata të tjera, por në bashkëpunim me shtetin. Përjashtohen nga ky kontroll, fondet e akorduara nga FIFA dhe UEFA për Federatën Shqiptare të Futbollit" - është shprehur Drejtori i auditit, Pajtim Shehu Pas mungesës së kreut të FSHF-së Armand Duka, Kreu i Auditit do të zbarkojë në federatë në një datë tjetër për të futur në sitë fondet e marrë, të cilat janë bërë shënjestra e radhës në ndërhyrjet ndaj institucioneve. Kërcënimet e organizmave ndërkombëtarë të futbollit kanë dhënë efektin e tyre, duke sjellë dhe këtë qëndrim paksa ndryshe të zyrtarëve. Ndërkohë gjatë mbledhjeve në muajin shkurt, drejtuesit e FSHF-së do të diskutojnë gjerësisht këtë ndërhyrje të shtetit në financat e futbollit tonë. Burimi:-

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›