E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fati i Tafajt varet nga një nigerian

E ardhmja e Endri Tafaj në Maltë varet nga një lojtar nigerian. Nëse afrikani i Hibernians do të transferohet në ditët e fundit të mërkatos në Republikën Ceke te Sllavia e Pragës, atëhere klubi ishullor do të firmosë me lojtarin e Tiranës në kampionatin shqiptar. Sipas rregullores së Federatës Malteze të Futbollit, një ekip nuk mund të federojë më shumë se tre lojtarë të huaj. Hibernians do të zhvillojë të martën një ndeshje me një ekip amator gjerman që është duke kryer fazën përgatitore në ishull. Kamerunasi Fish ka lënë përshtpje të mira dhe sipas drejtuesve të Hibernians, ish-futbollisti i Tiranës, vlerësohet si një lojtar me përvojë dhe që mund të jap kontribut në skuadrën malteze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›