E Shtunë, 31 Tetor 2026

Armend Dallku: “Në ‘Qemal Stafa’, gjunjëzohen edhe gjigandet e Evropës”

Fatmir Bytyci
Njëri ndër futbollistët kyc në radhët e kombëtares shqiptare, njëkohësisht anëtar i skuadrës Vorskla të Ukrainës, kosovari Armend Dallku pas një sezoni të suksesshëm tashmë është kthyer për disa ditë pushimi në vendlindjen e tij në Kosovë. Dallku është shquar në këtë edicion për paraqitje të mira jo vetëm në skuadrën Vorskla, porse edhe në ekipin shqiptare. Vushtrriasi Dallku, në një intervistë për "Republika", ka folur për kombëtaren shqiptare, për skuadrën e tij Vorskla, për tifozërinë shqiptare si dhe për ofertat e shumta që kanë ardhur në adrese të ti. Sa jeni i kënaqur më paraqitjet e juaja në Vorskla? Realisht nuk mund të jem i kënaqur më rezultatet që ka arritur skuadra ime, mirëpo jam i kënaqur më paraqitje që kam treguar unë. Të gjithë i kanë vlerësuar lartë paraqitjet e mia. Ndërkaq sa i përket skuadrës mendoj se na mungon një sulmues i rryer. Vlerësimi i juaj për ndeshjet që ka zhvilluar kombëtarja shqiptare në eliminatorët e EURO 2008? Ne duhet të shikojmë të gjitha ndeshjet që ka zhvilluar kombëtarja shqiptare në eliminatorët e EURO 2008. Megjithë dy humbjet e pësuar në dy takimet e fundit kundër Bjellorusisë dhe Rumanisë, mendoj se në përballjet tjera të zhvilluar kemi treguar futboll të bukur, sidomos në Holandë, por edhe në Sofje më Bullgarinë. Flitet për kurdisje në takimet me Bjellorusinë dhe Rumaninë? Ne kur luajmë mirë marrim lëvdata të mëdha, ndërkaq kur luajmë dobët marrim kritika të ashpra. Një gjë dua të them se nuk ka pasur asnjë pazar jo vetëm në dy takimet e fundit, por në asnjë ndeshje të ekipit shqiptar. Të gjithë futbollistët japin maksimumin në ekipin shqiptar, por nga një herë paraqitjet janë më të zbehta, mirëpo nuk ka të bëjë asgjë me kurdisjet që flitet në mediat e ndryshme. Jam i bindur në këtë drejtim. Shqipëria është në grup të fortë, por... Shqipëria, në kualifikimet e botërorit 2010, do të ndeshet më skuadra të mëdha sic janë: Portugalia, Suedia, Danimarka, Hungaria e Malta, cka prisni nga këto ndeshje? Natyrisht se Shqipëria, ndodhet në një grup shumë të fortë. Të përballesh me Suedinë, Danimarkën, skuadra këto të përberë nga lojtarë që luajnë në skuadrat më të mëdha të Evropës, nuk do të jetë e lehtë. Portugalia është një tjetër skuadër e fortë që njihet në futbollin botëror, megjithatë besoj se të gjithë në ekipin shqiptar do të japim maksimumin e duhur në cdo ndeshje. Po, tifozët? Është kënaqësi të luash në një atmosfere të zjarrtë cfarë krijohet në stadiumin kombëtare "Qemal Stafa". Tifozë nga të gjitha viset shqiptare po na përkrahin fuqishëm. Me vjen keq që në EURO 2008, nuk arritëm më shume, mirëpo jam i bindur se kombëtarja shqiptare do të arrin rezultatet që ne te gjithë i dëshirojmë. Të mos harrojmë se në ‘Qemal Stafa", janë mposhtur edhe kampionat e Evropës dhe se sërish munden të mposhtën gjigandet e mëdhenj të futbollit evropian. Ofertat... Falë ndeshjeve të mira që kam treguar në kombëtaren shqiptare si dhe në skuadren Vorskla, në adrese time kanë ardhur oferta nga klubet e mëdha të Evropës. Është e vërtetë se kam marr disa oferta serioze nga klubet e mëdha të Evropës. Kam oferta nga Anglia, Gjermania, por edhe nga shtetet tjera. Unë kam menaxherin tim i cili merret më këto oferta. Kontrata ime më skuadrën Vorskla me lidhe deri në korrik të vitit 2008, prandaj menaxheri ime merret më ofertat që me kanë ardhur. "Nuk kishte asnjë pazar më ndeshjet e kombëtares " Ne kur luajmë mirë marrim lëvdata të mëdha, ndërkaq kur luajmë dobët marrim kritika të ashpra. Një gjë dua të them se nuk ka pasur asnjë pazar jo vetëm në dy takimet e fundit, por në asnjë ndeshje të ekipit shqiptar. "Do të japim maksimumin që të bëjmë më të mirën" Shqipëria, ndodhet në një grup shumë të fortë. Të përballesh me Suedinë, Danimarkën, skuadra këto të përberë nga lojtarë që luajnë në skuadrat më të mëdha të Evropës, nuk do të jetë e lehtë. Portugalia është një tjetër skuadër e fortë që njihet në futbollin botëror, megjithatë besoj se të gjithë në ekipin shqiptar do të japim maksimumin e duhur në cdo ndeshje

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›