Fitojne lirinë pesë futbollistë te Turbines

Nuk paguhen nga klubet dhe fitojnë lirinë. Alfred Allamani, Rajmond Shala, Akil Jakupi, Armand Cekrezi dhe Erald Begolli zgjidhën kontratën me klubin e Futbollit "Turbina" të Kategorisë së parë, pasi klubi cërrikas nuk është treguar korrekt me detyrimet kontraktore. Për lojtarin Akamba Mengbëa Hyacynthe mosmarrëveshjet me KF "Turbina" janë zgjidhur me mirëkuptim midis tyre dhe KF "Turbina" i ka dhënë lejë kalim këtij lojtari duke e lënë të lirë. Futbollisti Turdiu duhet të shlyjë klubin e Kastriotit me 100 mijë lekë për të siguar lejëkalimin, pasi klubi krutan i ka paguar 400 mijë lekë.