PD marrëveshje me " Sorveign Ventures Incorporated”, për luftën kundër korrupsionit
28/04/2005 KOP nis përgatitjen për një paketë ligjesh, për administratë të rregullt
Partia Demokratike, përveç platformës antikorrupsion, do të publikojë së shpejti dhe programin “100 ditët e qeverisjes”, i cili do të përmbajë një paketë ligjesh për të bërë sa më efikas luftën kundër korrupsionit në administratë. Për këtë qëllim, PD-ja ka ftuar një shoqëri konsulence për politikat qeverisëse, “Sorveign Ventures Incorporated”, e cila do të asistojë pranë PD-së në fushatën elektorale dhe më pas në përgatitjen e platformave dhe reformave që do të ndërmerren në rast se opozita fiton zgjedhjet. Në tryezën e organizuar dje nga KOP merrte pjesë dhe presidenti i kësaj kompanie, Matheu Murray, të cilit iu prezantua strategjia e hartuar nga teknicienët e Komitetit të Orientimit të Politikave kundër korrupsionit. Lideri demokrat, Sali Berisha, tha në këtë tryezë se lufta kundër këtij fenomeni do të jetë ndër prioritetet kryesore të qeverisjes së PD-së, në rast se fiton zgjedhjet. Sipas kryedemokratit, shifrat e shtrirjes së korrupsionit në administratën e lartë janë shifra marramendëse, aq sa dy të tretat e të ardhurave nga taksat nuk përfundojnë në arkën e shtetit, por në xhepat e qeveritarëve. “Në këtë vend shpërdorohen miliona. Nuk përfundojnë në arkën e publikut afërsisht dy të tretat e taksave, sepse në këtë vend ryshfeti vjetor që biznesi dhe qytetarët i paguajnë administratës është 1.4 miliardë euro”, tha Berisha. Kompania “Sovereign Ventures” dhe presidenti i saj, Murray, kanë një eksperiencë disavjeçare në vendet e Lindjes, për sa i përket konsulencave qeveritare. Paketa ligjore do të jetë fryt i shkrirjes së platformës antikorrupsion të përgatitur nga KOP dhe i konsulencës së kompanisë “Sovereign Venture”.