Xhelil Gjoni ruan Enverin nga zjarri i kritikave Enverin
29/04/2005 Kongresi i X i PPSH
Cilat ishin premtimet e qeverisë së parë të Nanos dhe bllokimi i veprimtarisë nga PD-ja. Cila ishte marrëveshja që bëri PPSH me partinë demokratike? Cila ishte lëvizja e sindikatave, dhe kërkesat e tyre? Cila ishte thirrja e Ramiz Alisë përmes Radio Tiranës drejtuar grevistëve të urisë? Rënia e qeverisë së Nanos. Po çfarë do të bëhej me 50-vjetët e aziatizmit stalinisto-hoxhian? PPSh në kongresin e X vendos reformimin dhe ndërrimin e emrit. A arriti Kongresi i X i PPSh të bënte një rishikim të historisë së saj dhe rolit të udhëheqësit të saj të pazëvendsueshëm, Enver Hoxhës? Kthimi në shtëpi i i qindra personave të burgosur dhe të internuar. Pse Xhelil Gjoni në fjalën e tij ruan “zjarrin e kritikave” kundër Enverit?
Historiania ruse, Nina Smirnova, në librin “Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX”, botuar nga "Ideart", sjell dëshmi dhe fakte të reja përmes shfrytëzimit të arkivave të panjohura të Moskës, Beogradit, Parisit, Berlinit, Londrës, Romës, Athinës e Tiranës. Në këtë botim voluminoz prej gati 800 faqesh, përfshihen mbi 250 bibliografi të reja, të panjohura më parë. Smirnova ishte njohëse e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe njihte fare mirë frëngjishten, italishten dhe anglishten, lexonte gjermanisht dhe greqisht.
“Shqipëria, vendi më i vogël e më i dobët i Evropës, që e fitoi pavarësinë kombëtare në fillim të shekullit XX, në vitin 1912, në jubileun e vet të njëqind vjetorit si shtet, duhet të ndahet më në fund nga emri i vendit më të varfër të Evropës, i cili e ka ndjekur pas gjatë gjithë kësaj kohe”, kështu shprehet Nina D.Smirnova (1928-2001) doktore e shkencave historike, albanologe dhe përkthyese, që është një nga autoret më serioze që është marrë me studimin dhe interpretimin e historisë shqiptare. Ajo është e njohur jo vetëm në botën akademike ruse, por edhe në arenën ndërkombëtare për qëndrimet që ka mbajtur ndaj Shqipërisë dhe kontributin në pasurimin e historiografisë shqiptare me argumente, interpretime dhe dëshmi arkivash të panjohura dhe të paqëmtuara gjer sot. Këndvështrimet nga e cila ajo e sheh historinë e Shqipërisë hedhin dritë mbi mjaft anë të errëta, të shtrembëruara e pak të njohura mbi figurat, personazhet, personalitetet dhe momentet historike më kulmore gjatë shekullit XX.
Tronditjet e brendshme në Shqipërinë e fillimit të viteve 90-të u bënë për herë të parë problem Evropian. Në sfondin e procesit të stuhishëm të shpërbërjes së Jugosllavisë, situara e amullt në Shqipëri mbartte rrezikun e acarimit të mëtejshëm të krizës balkanike. Për këtë arsye, qeveritë perëndimore i dhanë mbështetje aktive e materiale e politike Ramiz Alisë, komunistit reformator të tipit gorbaçovian, siç përcaktohej në atë kohë. Duke filluar në mars me ndihmën ushqimore humanitare të Italisë e Zvicrës, organizatat financiaro-ekonomike ndërkombëtare dhe disa firma vendosën të insvestonin në degë të veçanta të industrisë nxjerrëse e përpunuese, në bujqësi dhe turizëm. Më veprës u treguan firmat gjermane, që shprehën interesimin për të investuar në nxjerjen e naftës, bakrit, kromit, në hidroenergjitikë, bujqësi, etj. Kompania amerikane “Oksidental petroleum” nënshkroi dy protokolle për pjesëmarrjen e mundshme në shfrytëzimin e vendburimeve të naftës. Firma daneze e hollandeze filluan rikonstruksionin e fabrikës së pluhurave larës.
Zgjedhjet për Kuvendin Populllor të 31 marsit e të 7 prillit të vitit 1991 ju dhanë fitoren kandidatëve të listës së PPSH-së. Ata morën 169 nga 250 mandatet. Por, për habinë e shumë njerëzve, R. Alia nuk fitoi. Ai e zhvilloi fushatën në stilin tradicional “partiak”, që qe bërë i zakonshëm për figurat kryesore në vendet socialiste. Ndërsa Sali Berisha e ftonte popullin në sheshe e stadiume dhe propogandonte deri në ngjirje programin e PD-së. R. Alia, mbështetej te aparati propogandistik i partisë. Një ditë përpara votimit ai mbajti përpara aktivit të zonës “së vet” zgjedhore një fjalim të gjatë e pa alternativa, me anë të të cilit kapërceu në kohët e shkuara dhe u mund nga kandidati i PD-së, inxhinieri Frano Kroqi, të cilin pak kush e njihte. Për të votuan vetëm 36% e zgjedhësve.
Në komunikatën e KQ të PPSH-së për rezultatet e zgjedhjeve flitej për fitoren e madhe të partisë, por, dhe pranohej humbja e R. Alisë “është e papritur dhee padrejtë”. Humbja e udhëheqësit të PPSH-së qe e kundërta e fitores absolute në Kavajë të Sali Berishës, rivalit të tij kryesor.
PD-ja fitoi 75-vende, që dëshmonin suksesin e padyshimtë politik të një partie, të krijuar vetëm tre muaj e gjysëm më parë. Për më tepër ajo fitoi votat e shumicës së zgjedhësve të qyteteve, ndërsa PPSH-ja të fshatit. Fshatarësia e varfër e lënë pas dore e mësuar të ndiqte “udhëzimet e partisë” votoi pa kundërshtim kandidatët e saj. Pesë vende i mori “Omonia” dhe në vend veteranët e luftës.
Kërkesa për bojkotimin e parlamentit
Përfundimet e zgjedhjeve patën një jehonë të fuqishme brenda dhe jashtë vendit. Vëzhguesit e huaj (rreth 260) mbetën të habitur nga niveli i ulët i kulturës politike, e në veçanti, nga fryma destruktive e shfaqur fill pas publikimit të rezultatit. Më 2 prill në Shkodër u organizua demonstrata e rinisë, që protestonte kundër shpërdorimeve të komisionit zgjedhor të qytetit. Përpjekja e pjesëmarrësve të demonstratës për të shprehur pretendimet përpara udhëheqjes partiake të qytetit, përfundoi me shpërndarjen e tyre nga të shtënat e armëve të policisë. Mbetën të vrarë katër persona, ndër ta dhe Arben Broci, një nga drejtuesit e degës së PD-së Shkodër. Shumë të tjerë u plagosën. Ministri i Punëve të brendshme, Gramoz Ruçi, në një deklaratë speciale i quajti demonstruesit terroristë dhe premtoi të vendoste rendin me “të gjitha mjetet ligjore”. Opozita kërkoi hetimin e ngjarjeve të 2 prillit, duke kërcenuar me bojkotimin e parlamentit.
Konflikti midis militantëve të partive kryesore, rast pas rasti, përshkoi të gjithë vendin.
Në mënyrë të veçantë, si përgjithësi, e pësonte elektorati komunist dhe prona e përbashkët. Në Shkodër u rrahën fshatarët që dilnin për të shitur në pazar, si hakmarrje për mbështetjen e komunistëve në zgjedhje. Në Fier, ku kandidatët e PPSH-së fituan në të 19 zonat elektorale, rinia përmbysi makinat e theu xhamat e ndërtesave administrative. Një prej studentëve pjesëmarrës në shkatërrime i shpjegoi historianit anglez, Noel Malkolm, anëtar i grupit të vëzhgimit, shkakun e shpërthimit të pasioneve; “Shteti na grabiti për 45 vjet, tani është radha jonë ti marrim shtetit çdo gjë”.
Vendin e kërcënonte rreziku i anarkisë dhe shumë kush sillte ndërmend “kohët e vjetra kur kishte rend”.
Sidoqoftë jeta politiko-shoqërore vazhdonte. Deputetët e PD-së nuk pranuan të merrnin pjesë në punimet e kuvendit, përderisa fajtorët e masakrës së Shkodrës nuk ishin dënuar dhe zunë vendet e tyre vetëm pas krijimit të Komisionit Hetimor. Në sesionin e parë të Kuvendit Popullor, i cili u hap më 22 prill, u ligjërua forma presidenciale e qeverisjes në Republikën e Shqipërisë, siç filloi të quhej vendi pas redaktimit që iu bë nenit 1 të Kushtetutës. Në seancën e 30 prillit Ramiz Alia u zgjodh president me 172 vota nga 250. Që zgjedhja e presidentit të ishte alternative, u fut në listë emri i kryeredaktorit të “Zërit të Popullit”, Namik Dokles, i cili mori 2 vota.
Më 4 maj, në plenumin e KQ Ramiz Alia, u lirua nga detyra e Sekretarit të Parë të KQ, e anëtarit të KQ dhe anëtarit të Byrsosë Politike, për arsyen se ishte zgjedhur president.
Kështu, 45 vjet pas vendosjes së sistemit republikan në Shqipëri, u bë kthesa drejt parimeve demokratike të kushtetutës së marsit të vitit të largët 1946.
Problemet e dhjetëvjeçarit të fundit të shekullit XX
Zgjedhjet e marsit të vitit 1991 nxorën fitues komunistët, duke iu dhënë mundësinë të formonin një qeveri një partiake. Më atë kohë nuk bëhej fjalë për koalicione. PD-ja e përjashtoi që në fillim një mundësi të tillë, sipas parimit “gjithçka ose asgjë” dhe kaloi në opozitë aktive. Gjatë rishikimit të problemit të kushtetutës grupi i saj parlamentar doli fitues, duke hedhur poshtë propozimin e komunistëve për të mbështetur projektin e hartuar nga aparati i vjetër. Ajo këmbënguli për miratimin e Ligjit për paketën kushtetuese, duke përfshirë në të dhe ligjin për departizimin e organeve shtetërore. Kështu, në bazë të nenit 6, partitë politike ndaheshin nga shteti dhe ndalohej veprimtaria e tyre në institucionet e repartet ushtarake, ministritë, përfaqësitë diplomatike jashtë shtetit, prokurori, organet e hetimit, etj. Teksti bazë i kushtetutës do të përpunohej e miratohej nga Kuvendi Popullor i ardhshëm. Pas diskutimeve të zgjatura u caktua afati i zgjedhjeve të reja, që do të ishte maj-qershor i vitit 1992.
Më 9 maj, Fatos Nano u zgjodh kryeministër, i cili në përgjithësi i ruajti përbërjen e kabinetit të mëparshëm (të shkurtit). Ai e filloi veprimtarinë e vet në situatën e një ekonomie të shkatërruar. Inflacioni kishte arritur 250% në muaj dhe papaunësia qe rritur në mënyrë të theksuar. Programi që paraqiti Nanoja në Kuvend parashikonte një sërë reformash rrënjësore për kalimin e shpejtë në ekonominë e tregut. Por PD-ja bllokoi veprimtarinë e qeverisë, duke arritur deri në kërkesën për dorëheqjen e saj, të cilën dhe e realizoi.
Në mes të majit mbaroi afati i “marrëveshjes xhentëlmene” të PPSH-së me opozitën, sipas së cilës qe vendosur ngrirja e protestave, qe destabilizonin situatën. Sindikatat e pavarura nuk harruan ta shfrytëzonin këtë rast për organizimin e një greve të përgjithshme për të ngritur kërkesat e parealizuara, midis të cilave rritjen e pagave dhe pensioneve në masën 100%, ditën gjashtë orëshe të punës, etj.
Në grevë morën pjesë rreth 300 mijë punëtorë. Qeveria nuk pranoi të bënte lëshime dhe sindikata filloi grevat e urisë. Përmes radios kombëtare R. Alia bëri thirrje për t’iu kthyer punës. “Gjendja e vendit është jashtëzakonisht e vështirë”-tha ai,-“jeta politike dhe ekonomike ka arrritur gati në pikën evdekjes”. Kryetari i komitetit të grevës iu përgjigj: “Ne nuk kemi ndërmend të shkatërrojmë vendin, ne duam vetëm të çlirohemi nga komunistët”.
Qeveria Nano ra. Si rezultat i punës së Komisionit për Marrëveshje, në të cilën merrnin pjesë të gjitha partitë (edhe ato joparlamentare), më 11 korrik u krijua Qeveria e Koalicionit, apo Qeveria e Stabilitetit Kombëtar, e kryesuar nga komunisti Ylli Bufi (ministër i Ushqimeve në qeverinë Nano). Zëvendës i tij dhe ministër i ekonomisë u bë një nga figurat udhëheqëse të PD-së, doktori i shkencave ekonomike, Gramoz Pashkoja. Gjysmën e posteve ministrore (12 nga 24)i mori PPSH-ja, 7 PD-ja, nga dy republikanët dhe social-demokratët dhe 1 agrarët.
Formimi i qeverisë dhe risimi i programit të saj përkoi në kohë me kongresin e X të radhës të PPSH-së, i cili u zhvillua në Tiranë, nga 10 dri më 13 korrik. Rënia e dukshme dhe e shpejtë e autoritetit të partisë në popull kërkonte prej udhëheqjes së saj marrjen vendimeve të jashtëzakonshme. Diskutimi i i shkurtër para kongresor përcaktoi si detyrë të afërt shndërrimin ideor e organizativ në parti socialiste të tipit Europian. Po çfarë do të bëhej me 50-vjetët e aziatizmit stalinisto-hoxhian?
Në treshen e sekretarëve të KQ të PPSH-së të cilët drejtuan përgatitjet e kongresit, barra e llogaridhënies kolektive i takoi Xhelil Gjonit, i njohur në qarqet partiake si idhtar i politikës së “dorës së fortë”. Me sa duket, mendimi për domosdoshmërinë e ndryshimeve i shprehur prej tradicionalistit të dalë nga rrethi konservator i Dibrës do të ishte më bindës. Dhe ai filloi pikërisht me këtë: “Pluralizmi politik, i cili nxorinë skenën shqiptare parti dhe forca politike me ide dhe programe të kundërta me ato të partisë sonë, është realitet dhe domosdoshmëri objektive”. Situata tregonte se lindja e partive të reja ishte çëshje kohe. Dhe lëvizja studentore e përshpejtoi këtë proces. “Në kushtet e pluralizmit politik, partia që humbet inisiativën rrezikon të humbasë shansin historik për të fituar”,-vazhdoi Gjoni.
Pasi u ndal në arritjet e socializmit (arsimin falas, shërbimin e garantuar mjekësor, drejtësinë sociale në shpërndarjen e të mirave materiale, etj.) Xh. Gjoni theksoi risinë, që gjoja kishte sjelllë partia me nismën e saj në jetën e shoqërisë shqiptare. Fjala ishte për miratimin në fillim të vitit 1991 të ligjeve për kalimin në ekonominë e tregut, duke u mbështetur në të gjitha llojet e pronës shtetërore e private dhe në tërheqjen e firmave e kredive të huaja. Nisur nga kushtet klimatike të vendit, pozicioni i saj gjeografik, rezerva e mineraleve, drejtimet parësore të ekonomisë do të ishin zhvillimi i infrastrukturës së prodhimit të mallrave industriale të konsumit, sfera e shërbimeve në përgjithësi dhe turizmi në veçanti.
Një vend të rëndësishëm në raport zinin problemet e teorisë. Pranohet vitaliteti i ideve socialiste, ndërsa kritikohej zbatimi i tyre konkret në jetë. Dilte, se ishte marrë ai model, i cili nuk përputhej me kushtet e Shqipërisë. “Një analizë e shpejtë e proceseve që u zhvilluan në Bashkimin Sovjetik dhe në vendet e tjera të Europës Lindore,- tha oratori,-dëshmon për dështimin e modelit, i cili u bë mëshirimi i idealit marksist të socializmit”, sepse ai “hapi rrugën një politike burokratike, të centralizuar, administrativo-komanduese”. Qe bërë ideologjizimi i të gjitha anëve të jetës, ndërsa absolutizimi i tezës të “mbështetjes në forcat eveta” çoi në izolimin ekonomik nga bota, që nuk i solli dëm botës, por Shqipërisë.
Edhe në raportin e gjatë, edhe në fjalët e delegatëve, kishte kritika për anë të veçanta të veprimtarisë së partisë, por nuk pati kritikë dërrmuese në tërësi për sistemin social-politik, që u krijua në vend, nuk u bë rishikimi i historisë së PPSH-së dhe i rolit të udhëheqësit të saj të pazëvendësueshëm, Enver Hoxhës.
Ndërkohë ishin kthyer nga internimet e burgjet me mijëra të dënuar politikë të mbetur gjallë dhe familjet e tyre. Por në Kongres askush nuk tha një fjalë për përgjegjësinë e udhëheqësit për dhunën, për asgjësimin fizik të shokëve të vet të partisë, duke lënë mënjanë njohjen e fajtorit për krime kundër popullit. Gjoni u përpoq ta nxirrte Hoxhën nga zjarri i kritikave, duke theksuar rëndësinë e personalitetit të tij, që përcaktoi zhvillimin e jetës politike shqiptare për një gjysëm shekulli.
Gabimet qenë të partisë dhe jo të “shokut Enver”.
Qenë të tjerët ata që absolutizonin rëndësinë e tij, idetë dhe udhëzimet e tija, duke rikrijuar kultin e individit, kundër të cilit kishte luftuar vetëm ai. Diskutimet në vazhdim treguan, se elita e partisë e mbledhur në Kongres, në pjesën më të madhe nuk qe gatshme të ndahej me të kaluarën.
Anëtarin e partisë me një stazh 40-vjeçar, shkrimtarin Dritëro Agolli, i cili kritikoi ashpër udhëheqjen e partisë, duke përfshirë edhe Hoxhën, u përpoqën ta dëbonin nga tribuna. Ai u bëri thirrje të pranishmëve të mendoheshin mirë për gabimet e rënda (ata, të sëmurët), pa kapërcimin e të cilave, qe i pamundur ndërtimi i shtetit demokratik. Së pari, ai ishte sistemi i ndrydhjes së mendimit të lirë, në kushtet e diktaturës së hekurt të krijuar nga Hoxha, që kishte mbledhur në skalionin e tij të parë konformistët e karrieristët, interesat e të cilëve nuk shkonin më tej nga dëshira për të patur një vilë e privilegje të ndryshme; së dyti, ishte ajo politikë e gabuar ekonomike që e çoi Shqipërinë në izolim e që e shtyn tani të mbledhë lëmosha si lypsare; së treti, ishte vija e shtypjes së të drejtave dhe lirive të njeriut nën parullën e thellimit të luftës së klasave; së katërti, ishte politika e jashtme dëmprurëse, e cila gjoja për të ruajtur pastërtinë ideologjike e prishi Shqipërinë me të gjithë botën, e la pa miq dhe me këtë përmbushi amanetin e Enver hoxhës për të jetuar në varfëri dhe mjerim.
Agolli pranoi se si anëtar i partisë nga radhët e inteligjencës, ai duhet të mbante pjesën e vet të përgjegjësisë për gjendjen e krijuar në vend. Fjala e tij emocionale u mbyll me pyetjen, që mbeti pa përgjigje: “Përse të tëra partitë, duke përfshirë edhe tonën, nuk analizojnë perspektivat e zhvillimit të shoqërisë, por mendojnë vetëm për të kërkuar lëmosha nga Europa?”.
Iu nënshtrua kritikës dhe R. Alia. Ai u fajësua, se duke drejtuar për shumë vite problemet e agjitacionit dhe propogandës, kishte lënë në heshtje mangësitë dhe qe përpjekur për risimin e skalionit të parë të pushtetit, duke ushqyer ndjenja sentimentale për shokët e vjetër. Duke njohur meritat e tij për përpunimin e kursit drejt demokratizimit, autorët e raportit dhe diskutantët i vunë në dukje ngadalësinë në kërkimin e rrugve të reja, ndërsa idetë përparimtare që hidhte vetë, nuk i mbështeste me veprimet e veta partiake. Në respekt të Alisë duhet të vëmë në dukje, se në fjalën e tij në kongres ai shfaqi pendim dhe analizoi veprimtarinë e vet në postin e Sekretart të Parë. Ai pranoi përgjegjësinë e E. Hoxhës për gabimet në përpunimin e politikës së partisë; ndonëse me rezerva, duke thënë se një njeri i çfarëdo përmase qoftë, nuk mund të jetë gjykatës i gabimeve të çdo anëtari të byrosë politike apo të qeverisë.
Kongres iu mbyll me vendimin, i cili shënoi shkëputjen nga vija e mëparshme e PKSH-PPSH. Ndryshoi emri i partisë. Tani ajo quhet Partia Socialiste e Shqipërisë, simboli i së cilës u bë një karafil i kuq tradicional me drapër e çekan. U hoq posti i sekretarit të përgjithshëm, apo i sekretarit të parë, duke ia lënë vendin postit neutral të kryetarit. Kryetar i partisë u zgjodh Fatos Nano. Ndryshoi dhe përbërja e udhëheqjes, që u pastrua krejtësisht nga pasuesit e Hoxhës. Ata ose dolën vetë nga partia, ose u përjashtuan prej saj. Është për të theksuar se D. Agollin, kritikun më të ashpër të regjimit e zgjodhën në udhëheqje, ndërsa referuesi kryesor në kongres, Xh. Gjoni nuk mori asnjë post drejtues.