E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aulona, foshnja e parë në vitin 2010

Tre minuta pasi ka filluar viti 2010, në repartin e Gjinekologjisë në Prishtinë, ka lindur fëmija i parë vajzë, e cila është pagëzuar me emrin Aulona. Gjendja shëndetësore e saj është e mirë dhe është lindur nga nëna Fatime Grajçevci, nga fshati Hade.

Drejtoresha e repartit të lindjes në Klinikën e Gjinekologjisë të QKUK-së, dr. Sueda Hoxha, ka bërë të ditur se lindja e parë në vitin 2010 është vajzë.

“Një qastë pas ndërrimit të moteve lindi foshnja e parë në departamentin tonë. Lindi vajzë nga nëna Fatime Grajqefci, 21 vjeçe. Pesha e fëmijët ishte diku 3 mijë e 100 gramë, e 52 centimetra e gjatë”, ka bërë të ditur dr Hoxha.

Ndërsa, lehona Fatime Grajçefci, nga fshati Hade, ndihej shumë e lumtur për lindjen e parë si dhe falënderoi ekipin e mjekeve për kujdesin që kanë treguar gjatë lindjes.

“Ndihem e lumtur, shumë mirë po ndihemi dhe i falënderoj krejt mjekët këtu që më kanë ndihmuar, më kanë ndihmuar shumë”, tha ajo duke shtuar se i ka pëlqye që ja kanë ven emrin Aulona.

Për të uruar lehonën e parë në vitin 2010, nuk kanë ardhur asnjë nga zyrtarët e institucioneve të Kosovës, edhe pse në tërë botën është një praktikë, që lindja e fëmijës së parë të urohet nga ndonjëri prej personalitetet e vendit. /kosovapress/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›