Shqiptari vret 4 persona në Finlandë

"…Ibrahim Shkupolli…"
Katër njerëz janë vrarë nga një qitës në një qendër tregtare në qytetin Espoo, në afërsi të kryeqytetit finlandez Helsinki, ka bërë të ditur policia e këtij vendi.
Një njeri i veshur me të zeza ka vrarë tre meshkuj dhe një grua me një pistoletë 9 mm në qendrën tregtare Sello, sipas televizionit shtetëror YLE.
Policia thotë se qitësi është i lindur në vitin 1966 dhe ka pasur të kaluar kriminale. Ata ende janë në kërkim të tij në atë zonë.
Ndërsa sipas mediave finlandeze, të cilat thirren në burimet brenda policisë vrasësi është Ibrahim Shkupolli.
Një dëshmitar i ka thënë televizionit YLE se qitësi ka hapur zjarr kuturu dhe së paku një punonjës është lënë përtokë pas zjarrit.
Ndërsa sipas gazetës Ilta-Sanomat një njeri është qëlluar dy herë në kokë dhe një grua në stomak.
Ky incident është i treti më i madh në Finlandë, në dy vitet e fundit.