Roma në një kaostë plotë, plas sherriMontela-Menez
ITALI- Raportet mes Romës dhe Zheremi Menez duket se janë krisur përfundimisht. Në fund të stërvitjes së sotme, ai ka patur një debat të zjarrtë me trajnerin Vinçenco Montela, që shkoi për ta qetësuar. Skena ka qenë vërtet e pazakontë, me ulërima dhe nerva të tendosura, ndërsa nuk kanë munguar edhe kontaktet me duar. Acarimi ka ndodhur për shkak të një qortimi të trajnerit, ndërsa gjithçka në Trigoria duket se po ecën në drejtimin e gabuar. Tensioni është në kulm në kampin e Romës, por askush nuk e mendonte se mund të arrihej deri në përçarje. Toti dhe senatorët e tjerë duken në krah të trajnerit, duke kërkuar që Montela të konfirmohet edhe për vitin tjetër në krye të skuadrës. Por, duket e vështirë që kjo të ndodhë, ndërsa si pasuesi më i mundshëm shihet Karlo Ançeloti.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)