E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aurela ne Esprit Arena te Dyseldorfit

Konkurrentja shqiptare ne Festivalin Evropian te Kenges Aurela Gace realizoi dje proven e dyte ne sallen Esprit Arena te Dyseldorfit. Kengetarja dhe grupi shoqerues Bledar Sejko ne kitare Emiljan Dhima ne bateri dhe 3 backvokaliste u shfaqen kete here me veshjet qe do te kene ne gjysem finalen e pare te realizuara nga stilistja shqiptare Mirela Nurce.

Si ne fustanin e Aureles por edhe ne skene binte ne sy simboli kombetar shqiponja me dy krere. Ndryshe nga hera e pare ku truket skenike efektet e tymit dhe zjarrit ndihmuan ne krijimin e atmosferes kete here Gace ishte ajo qe ra ne sy me vokalin dhe energjine ne interpretimin e kenges Feel the Passion.

Kujtojme qe versioni shqip i kenges eshte Kenga ime me muzike te Shpetim Saracit dhe tekst te Sokol Marsit fituese e edicionit te 49-te te Festivalit te Kenges ne RTSH.
Gjate konferences per shtyp e pyetur per pamjen ekstravagante Aurela Gace
u pergjigj
Une jam gjithmone e rregulluar keshtu edhe ne jeten e perditeshme.

Edhe prova e dyte ishte pozitive. Persa i perket sondazheve kenga shqiptare eshte ne zonen kufitare per te kaluar ne naten finale.

Gjysem finalet e festivalit do te mbahen me 10 dhe 12 maj ndersa finalja e madhe eshte me 14 maj. Shqiperia do te garoje ne gjysme finalen e pare me 10 maj.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›