Kesulekuqja jo ajo e perralles
Kesulekuqja Red Riding Hood 110 min e regjisores Catherine Hardwicke qe shfaqet premiere sot ne kinema Millenium nuk eshte ajo e perralles se vellezerve Grim. Thrilleri i Hardwicke-it me skenar te David Johnson-it nuk ka ne qender historine e vajzes se vogel qe kujdeset per gjyshen e vetmuar. Ketu protagonistja eshte nje vajze e rritur me emrin Valeria qe jeton histori te tjera nga personazhi i perralles klasike. Frika dhe misteri qarkullon ne fshatin e vogel ku jeton. Banoret jane te frikesuar nga netet me hene te plote kur nje njeri ujk shfaqet ne mes tyre.
Nuk eshte vetem ky shqetesimi i Valerias nje vajze e lakmuar nga Piteri te cilin ajo e dashuron dhe nga Henri nje djale i kamur qe familja ka vendosur ta martoje. Valeria vendos te arratiset me Piterin por planet i ndryshon vrasja e motres se madhe te saj nga njeriu ujk. Bisha kishte ndryshuar paktin e bere me pare me banoret qe cdo muaj ai do ta shuante urine me nje kafshe. Tani ne nje nga netet me hene te plote ai kerkon nje banor.
Ne mes te ketij makthi mberrin ati Solomon specialist ne vrasjen e egersirave. Ardhja e tij sjell te papritura te padeshiruara. Ne rolet kryesore interpretojne Amanda Seyfried Valeria Shiloh Fernandez Piter Max Irons Henri Gary Oldman ati Solomon Billy Burke ezari Julie Christie Gjyshja. Ai qe e ka ndjekur filmin e meparshem te regjisores Catherine Hardwicke Twilight Saga te shfaqur ne Millenium gjen ngjashmeri me konceptin regjisorial ne te dy filmat. Po ashtu te te dy rrefehen histori te komplikuara dashurie dhe personazhi protagonist negativ eshte nje njeri ujk.