E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pastrim parash Edhe 48 ore per tu pergjigjur

Tre dite para zgjedhjeve te 8 majit kandidati per kryetar bashkie i Partise Demokratike z. Lulzim Basha ende nuk ka kthyer pergjigje per te gjithe pyetjet qe Shekulli i ka bere publikisht deri me sot ne lidhje me shume momente te erreta te se kaluares se tij.

Nuk eshte pergjigjur ne lidhje me pasaportat e panumerta te tij ne lidhje me faktin qe teksa i duhej te paguante kredine prej rreth 200 mije eurosh shpenzonte nderkohe qindra mijera euro te tjera per te blere 3 shtepi te tjera ne Tirane e nje ne Durres.

E po ne te njejten kohe shpenzonte rreth 12 mije euro per te blere nje unaze diamanti mijera euro per te blere ora dore e mijera euro te tjera per servise porcelani. Ka vetem 48 ore qe kandidati per Bashkine e Tiranes te tregoje te verteten e te pakten 1 miliard lekeve qe ai ka qarkulluar deri ne vitin 2005 pak para se te hynte si i paster ne politiken shqiptare ne llogarite e tij te shumta bankare qe sot jane si kasaforta.

Cila eshte e verteta e pasaportes amerikane per te cilen noteri i z. Basha deklaroi se kishte qene lapsus

Nje korrespondente e gazetes ne Utrecht intervistoi nje specialist ne lidhje me ceshtjet noteriale bankat e kredite bankare - i cili kerkoi te mbetej anonim - kerkese qe Shekulli e respekton dhe i qendron besnik. Sipas ketij eksperti holandez ne te pakten 20 vjet pervoje qe ai ka patur ne kete fushe ne Mbreterine e Vendeve te Ulta eshte e pamundur qe te behen lapsuse si ajo e noterit sipas te cilit ishte ngaterruar nje vize amerikane e Bashes ne pasaporten shqiptare e per pasoje ishte deklaruar ne dokumentat e blerjes se shtepise ne Utrecht se z. Basha ishte paraqitur me nje pasaporte amerikane.

A mund te ndodhe qe nje noter te beje nje gabim te tille ne nje dokument zyrtar e pyeti specialistin holandez bashkepunetorja e Shekullit ne Utrecht Annette van den berg.

Pergjigja e tij ishte Te besh gabime eshte njerezore e si pasoje gabime te tilla mund ti ndodhin kujtdo por gjate 20 vjeteve kur une kam patur mundesi te bashkepunoj me zyra te ndryshme noteriale ne Holande asnjehere nuk me ka ndodhur te marr vesh se eshte bere nje gabim i tille si ai qe permendni ju.

Sipas ketij specialisti informacionet e pasaportes perbejne nje informacion thelbesor per nje dokument dhe te gjitha palet e perfshira ne hartimin e nje dokumenti mund ta verifikojne ate.

Zoti Basha akoma nuk ka kthyer nje pergjigje per kete fakt Eshte mjaftuar me nje deklarate te leshuar nga noteri i tij hollandez i cili deklaronte se e kishte bere ate lloj gabimi

Bashkepunetorja jone shkoi te intervistonte noterin ne fjale i cili refuzoi kategorikisht qe te prononcohej pa patur me pare nje leje me shkrim nga klienti i tij z. Basha.
Por pas noterit bashkepunetorja Annette van den Berg shkoi te bisedoje me eskperte te tjere ne lidhje me kete ceshtje.

Annette pyeti eksperten ligjore Znj. Marianne Mulderij - Anker e cila punon per Kortman Advocaten ne Hage. Anker eshte diplomuar ne Universitetin e Leiden per Te Drejte Penale dhe Administrative dhe eshte specializuar ne Ligj Imigracioni. Dhe ja cfare tha zonja ne fjaleKjo histori qe ju po me tregoni eshte shume e cuditshme pasi asnje noter nuk mund te beje nje gabim te tille...

Eksperti ligjor dhe i kredive te bankave i siperpermendur shtoi se ndonese nuk ka prova te qarta eshte e mundur qe nje noter te mos jete 100 perqind i besueshem. Sipas tij mund te ndodhe qe nje noter te beje edhe nje deklarate fallco ne kembim te nje shume te majme te hollash.

Persa kohe qe z. Basha nuk ka denjuar qe te respektoje qytetarin me pare Absurde kjo kur ke parasysh sloganin e tij duke u pergjigjur ne menyre bindese e konkrete ndaj ketij dyshimi atehere na lind e drejta te dyshojme se z. Basha ka paguar noterin hollandez qe ai te beje nje deklarate fallco.

Perpos kesaj i bejme serish pyetjen kandidatit Basha Cila eshte e verteta e pasaportes amerikane dhe e shtate pasaportave te tjera qe ju zoteri keni perdorur ne keto kohe here me aryse e here pa asnje arsye te qarte bindese Nga cfare dhe nga kush jeni fshehur apo jeni druar ne keto vite z. Kandidat
Vazhdojme me tej

Inspektoriati i Larte per Deklarimin e Pasurise qartazi beri nje keqllogaritje matematikore kur u pergjigj ne lidhje me shitjen e shtepise se Bashes ne Utrecht ne 2007. Po ashtu ky inspektoriat nuk mundi dot te na sqaroje edhe detaje te tjera ne lidhje me dosjen e z. Basha.

Bashkepunetorja jone ne Utrecht shkoi prane Postbank ne Holande banka qe i dha kredi Bashes per tu interesuar ne lidhje me kredine qe ky kandidat ka marre ne ate vend ne vitin 2001. Bisedoi me z. Raymond Vermeulen kreun e departamentit per marredhenie me publikun ne kete banke.

Ai u pergjigj Eshte politika jone qe ne te mos pergjigjemi per cfaredo marredhenie qe kemi me individe pavaresisht nese jane ose jo klientet tane E pyetem zotin Vermeulen nese ishte ne dijeni se banka te cilen ai perfaqeson eshte kontaktuar nga Inspektoriati yne i larte per Deklarimin e Pasurive e nese po a i kishte vene ne dispozicion kjo banke institucionit kushtetues shqiptar informacionet perkatese Ai refuzoi te pergjigjej...

Kesisoj ne na lind e drejta te dyshojme ne vertetesine e te gjitha deklaratave qe ky inspektoriat ka bere ne lidhje me pasurine dhe dosjen e Bashes apo procesin investigativ qe ata kane bere per kete ceshtje. Keshtu ne pyesim serish Inspektoriatin Zoti Basha e shiti shtepine ne Utrecht ne vitin 2008 ama deklaroi se shtepine e shiti nje vit para tij pra ne 2007 e me ato te ardhura shleu kredine qe kishte marre ne Holande.

Si qendron e verteta e kesaj A ka korruptuar Lulzim Basha edhe Inspektoriatin e Larte te Deklarimit te Pasurive Te gjithe ju lexues ashtu si edhe ne keni te drejte te dyshoni per kete...

48 ore per tiu pergjigjur ketyre pyetjeve

Pse keni genjyer me deklaratat e pasurise z. Basha

Pse keni bere deklarime lidhur me shitje pronesie ne Holande te cilat bien ndesh me nenin 4 te ligjit per deklarimin e pasurise

Pse nuk perputhen deklaratat tuaja ne kohe dhe ne shifra me ato levizje pronash qe keni kryer realisht

Sa pasaporta perdorni z. Basha dhe pse

Lidhur me shtetesine holandeze te gruas suaj keni deklaruar se ishte nje veprim per te lehtesuar levizjet. Pyetja nuk eshte pse e ka lene shtetesine znj. Basha. Pyetja eshte Pse nuk e rimerr shtetesine shqiptare znj. Basha Ligji holandez e lejon kete rimarrje. Me cfare lidhet kjo kembengulje per te qene medoemos shtetase e huaj pavaresisht kostos qe shkakton kjo ne ambiciet tuaja politike

Pse nuk e ka denoncuar ILDKP faktin qe ju z. Basha e keni nenshkruar kontraten me nje pasaporte shqiptare te skaduar duke e deklaruar veten ne menyre mashtruese si shtetas amerikan

Me cfare lekesh e keni shlyer z. Basha vleren mbi 200 mije euro te marre ne banken Postbank gjate vitit 2007

Pse ILDKP nuk e ka denoncuar kete fakt

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›