Aurela, pas Sofies sjell “Cash”
Edicioni i dytë i Festivalit Ballkanik në Sofje, nuk ka ndjekur praktikën e të parit, në vendosjen në konkurrim të këngëve mes shteteve. Për të mos krijuar polemika, këtë vit u mendua që të vlerësohej kënga më e mirë e çdo shteti dhe kaq. Siç edhe dihet, nga Shqipëria në këtë festival mori pjesë këngëtarja Aurela Gaçe me Marselin, me këngën “Origjinale”!, këngë e realizuar nga kompozitori Flori Mumajesi, dhe që ka marrë kupën e këngës më të pëlqyer të vitit 2010 nga shqiptarët. Por çuditërisht vetëm pak ditë pas këtij festivali, në Wikipedia janë publikuar dhe vlerësimet me pikë të të gjitha këngëve fituese prej shteteve ballkanike, si dhe klasifikimi final, ku në vend të parë renditet...Shqipëria me Aurela Gaçen, Dr.Florin e Marselin dhe këngën e tyre "Origjinale". Kjo këngë ka marrë gjithsej 92 pikë, duke lënë në vend të dytë Inna dhe "Sun is Up" me 90 pikë dhe Alisia me "Tvoya Totalno" me 89 pikë. Kjo do të thotë që Aurela Gaçe ka qenë fituesja e çmimit të këngës më të mirë në Ballkan, kategori e cila në natën e kësaj ceremonie nuk u dha, dhe pse duket anormale kur çdo shteti ju dha çmimi për këngën më të mirë, por nuk u dha asnjë çmim për këngën më të mirë në Ballkan!!! Gjithsesi, ai festival ishte një show artistik, ku të gjithë artistët ballkanik u ngjitën në të njëjtën skenë. Nga ana tjetër, këngëtarja Gaçe, e cila është edhe në pritje të fëmijës së saj të parë, do të publikojë këto ditë këngën “Cash”, në bashkëpunim me McKresha. Këngë ritmike dhe që premton se do të bëjë për vete rininë. Kënga është realizuar muaj më parë, por vetëm tani artistja e madhe ka vendosur ta prezantojë para audiencës!