E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australi/ Breshër me madhësi sa topi i golfit, dëme materiale

Stuhi të fuqishme kanë përfshirë pjesën juglindore të Queensland-it në Australi të enjten, duke shkaktuar dëme të mëdha në banesa e prona dhe duke detyruar disa persona të moshuarit të braktisin azilin e pleqve. Tavani i azilit është shkatërruar nga forca e madhe e breshërit. Stuhia ka sjellë në jug perëndimin e Brisbane-it, në zonën e Allora-s, breshër me një madhësi sa topi i golfit, një fenomen natyror që ka habitur banorët. Disa prej tyre kanë dalë jashtë shtëpive pasi breshëri u ka dëmtuar banesat. Edhe në zona të tjera janë regjistruar mjaft probleme, pasi stuhia ka thyer xhama, ka dëmtuar ccatitë, ka prishur madje edhe mure të shtëpive. Përvecc breshërit të fuqishëm, stuhia ka sjellë edhe shtrëngata e rrufe që gjithashtu kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Sipas meteorolgoëve, pritet që stuhitë të vazhdojnë në jug të Queenslandit të vazhdojnë edhe gjatë orëve të ardhshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›