SHBA,/ Shtohet bilanci, 13 viktima nga tragjedia në Teksas
13 të vdekur dhe 31 të plagosur. Ky është bilanci tragjik i një sulmi të papritur me armë që ka ndodhur ditën e enjte në bazën ushtarake të "Fort Hood" në shtetin e Teksasit në SHBA. Njëri nga atentatorët, pasi është qëlluar nga forcat ushtarake është arrestuar. Ndërsa atentatori tjetër është arratisur. Por sipas të dhënave paraprake përflitet se atentatori është brenda bazës ushtarake të "Fort Hood". Përfaqësuesit ushtarakë të kësaj pohojnw se të dy atentatorët ishin pjesë e kontigjentit ushtarak të bazës "Fort Hood", madje njëri prej atentatorëve do të nisej me mision në Irak.
Sipas të dhënave paraprake, Hasan Malik është emri i njërit prej atentatorëve, por nuk dihet nëse ky individ është me origjinë arabe apo është një amerikan i konvertuar në arab.
Direkt pas ngjarjes ka ardhur edhe reagimi i kreut të Shtëpisë së Bardhë. Obama ka pohuar se si çdo amerikan ai ka mbetur i tronditur nga ngjarja e rëndë në bazën ushtarake të "Fort Hood".
"Kjo ishte një tragjedi e frikshme."- është shprehur presidenti Obama.
Autoritetet ushtarake amerikane janë shumë të rezervuara në dhënien e informacioneve.