E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australi, arrestohet serbi i kërkuar për krime lufte


Një shtetas serb i kërkuar si i dyshuar për krime lufte, është arrestuar në Australi. Ish-udhëheqësi i milicisë, Drgan Vasiljkoviç akuzohet për tortura dhe vrasje gjatë luftës në Kroaci në vitet 1992 - 1995. Milicët e drejtuar nga Vasiljekovic konsiderohen përgjegjës edhe për vdekjen e gazetarit gjerman Egon Scotland në vitin 1991.
Në mars, një gjykatë australiane urdhëroi ekstradimin e tij në Kroaci, që nga kjo kohë Vasiljekoviç ka kaluar në ilegalitet. Drgan Vasiljkoviç u arrestua pas rreth gjashtë javësh në arrati.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›