Maqedoni, 2 të prangosur për lidhje me incidentin në Radushë
Policia e Maqedonisë ka arrestuar dy persona të cilët dyshohen se kanë qenë pjesë e grupit të vrarë që po transportonin armët në afërsi të Radushës. Siç njofton agjencia e lajmeve INA, dy personat janë arrestuar në afërsi të fshatit Svillare të komunës së Sarajit të Shkupit, për të cilët ekzistonin dyshime se kanë qenë pjesë e grupit që po transportonte armët. Për shkak se në afatin e duhur, nuk ishte arritur që të kryhet procedura e vërtetimit të fajësisë së tyre, ndaj të arrestuarve është artikuluar masa e paraburgimi prej 24 orësh.
Ndërkaq shoqata e UçK-së "Kalaja" ka shfaqur dyshime lidhur me vrasjen në Radushë, dhe ka kërkuar hetim të plotë mbi këtë incident. Shihet qartë se Maqedonia pasi mori drejtimin e Këshillit të Europës ku prioritet ka të drejtat e njeriut , ky vend shkeli me të dyja këmbët që ditën e parë të drejtimit të saj", thuhet në komunikatë duke shtuar se kjo "tregon se politika e Maqedonisë nuk është demokratizimi i saj, por diktatura policore fashiste". Ndër të tjera, autoritetet e rendit në Kosovë informojnë se ka shtuar vigjilencën në brezin kufitar me Maqedoninë pas incidentit të fundit në të cilin katër qytetarë humbën jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë maqedonase, në mesin e të cilëve edhe një shtetas i Kosovës. Bëhet e ditur se forca paqeruajtëse KFOR që është përgjegjëse për kufirin Kosovë-Maqedoni nuk ka qenë e përshirë në aksionin e autoriteteve maqedonase për kapjen e personave që dyshoheshin për trafikim të armëve.