Netanyahu kundër ndarjes së Jerusalemit
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se nuk do të lejojnë kurrë ndarjen e Jerusalemit.
Gjatë fjalimit të mbajtur në ceremoninë e organizuar me rastin e Ditës së Jerusalemit Netanyahu tha: "Nuk kemi për të lejuar asnjëherë më që Jerusalemi të jetë një qytet i ndarë, i veçuar dhe i izoluar", ndërsa pohoi se do të vazhdojnë ndërtimet dhe punimet e planifikimit dhe zhvillimit të Jerusalemit.
Pjesa lindore e Jerusalemit, në të cilën janë planifikuar të ndërtohen vendbanimet është pushtuar gjatë luftës së vitit 1967.
Në anën tjetër, Ministria e Jashtme e Izraelit ka kritikuar presidentin rus, Dmitri Medvedev, për takimin që zhvilloi me udhëheqësin në mërgim të grupit militant palestinez, Hamas.
Gjate vizitës që kreu para dy ditësh në Damask, Medvedev u takua me Khaled Meshal.
Izraeli hodhi poshtë thirrjen e bërë nga presidentët e Turqisë dhe të Rusisë, që në procesin e paqes në Lindjen e Mesme të përfshihej dhe Hamasi.
Siç dihet, Hamasi nuk e njeh ekzistencën e Izraelit dhe është zotuar se do të luftojë deri në fund për shkatërrimin e shtetit hebre. Njëkohësish, Izraeli kritikon Sirinë dhe Iranin se po financojnë dhe po trajnojnë dy organizatat militante Hamasin dhe Hezbollahun.