E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani, mblidhet kabineti i ri qeveritar


Qeveria e re në Britaninë e Madhe e udhëhequr nga konservatori Devid Kamerun ka shpalosur programin e saj ku përparësi absolute zë ekonomia. Mes masave të parashikuara është vendosja e një takse mbi fitimin e bankave dhe formimin e një komisioni ministror që do të studiojë reformën strukturore të insituteve të kreditimit.
Kabineti Kamerun, ka parashikuar politika të deçizive ekonomike në 2 muajt e parë të qeverisjes në mënyrë që të ulet defiçiti publik. Kryeministri i ri britanik David Cameron është njeriu që udhëhoqi konservatorët në fushatën për të rimarrë pushtetin pas 13 vjetësh, por përshtypjet për të janë nga më të ndryshmet. Ai është përpjekur shumë ta paraqesë veten si një udhëheqës vizionar me ide të reja dhe moderne, por prejardhja e tij nga klasa e pasur dhe shtresa e privilegjuar britanike e ka bërë gjithmonë objekt kritikash si njeri që nuk përfaqëson pikëpamjet dhe interesat e masës. 43-vjeçari David Kameron është kryeministri më i ri në afro 200 vjet - disa muaj më i ri se Toni Bler kur mori postin në vitin 1997.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›