Swoboda: Status Dayton-i për serbët e veriut
Nënkryetari i Social-Demokratëve në Parlamentin Evropian, Hannes Swoboda ka deklaruar se çështja e Kosovës do të mund të zgjidhje nëse serbëve në veri të Kosovës do t'u jepej i njëjti status që e kanë fituar serbët e Bosnjës e Hercegovinës me Marrëveshjen e Daytonit.
Ai ka thënë po ashtu se në rast se nuk do arrihej një zgjidhje, atëherë do vihej në pikëpyetje pavarësia e Kosovës.
"Beogradit, Prishtinës dhe Evropës u duhet një zgjidhje që nuk do të vinte në pikëpyetje pavarësinë e Kosovës, ndërsa do t'u jepte serbëve të Kosovës vetëqeverisje të gjerë", ka thënë Swoboda.